Prof. Asoc. Dr. Erjon Mamoçi ka mbaruar studimet e larta në degën e Hortikulturës dhe Mbrojtjes së Bimëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT). Nga viti 2005-2007 përfundon studimet “Master i Shkencave“ në “Bujqësi Biologjike Mesdhetare“ pranë Insitutit Agronomik Mesdhetar të Barit, Itali. Në vitin 2011 mbron gradën shkencore “Doktor i Shkencave (PhD)“ në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjisë, Universiteti Parthenope i Napolit, Itali me titull punimi “Përbërja kimike dhe aktiviteti biologjik i ekstrakteve bimore nga Ferula communis dhe Dittrichia viscosa“. a viti 2011 ka punuar si lektor i Mikrobiologjisë së përgjithshme dhe nga viti 2013 lektor i lëndës Mbrojtja dhe ruajtja e produkteve ushqimore pranë UBT-së. Aktualisht, mban postin e përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë dhe është antar i Senatit Akademik të UBT-së. Nga viti 2013-2016 është zgjedhur si antar i Këshillit të Administrimit të UBT-së. Ka punuar si specialist (Prill 2005 – Shtator 2005) në sektorin e subvencioneve në projektin, Rritja e Prodhimit Bujqësor “2KR” pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Është autor i parë ose bashkautor në kryerjen e punimeve të ndryshme shkencore, referime të tyre si dhe botimeve në trajtë artikujsh ose posterave në konferenca dhe revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga Janari 2017 është editor i asocuar i revistës shkencore “Albanian Journal of Agricultural Sciences“. Ka marë pjesë në rrjete të ndryshme shkencore Europiane të financuara nga Bashkimi Europian (COST Action) dhe Projekte ndërkombëtare (Interreg).