Anela LLAPA
Specialiste pranë Deparatmentit Matematikë dhe Infomatikë.
E-mail: anaci@ubt.edu.al
Departamenti Matematikë dhe Informatikë
Departamenti Matematikë dhe Informatikë (DMI)
është pjesë e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. DMI mbulon programet e studimit: Informatikë Biznesi – Bachelor, Menaxhim Informacioni në Agrobiznes – Master Profesional dhe Menaxhim Sistemesh Informacioni-Profesional 2-vjeçar.
Informatika e Biznesit si një degë shumë e kërkuar në tregun e punës, plotëson nevojat e studentëve për njohuri edhe në fushën e informatikës dhe ekonomisë, duke u bërë degë preferenciale edhe për maturantët.
Cikli i dytë i studimit MP “Menaxhim Informacioni në Agrobiznes” është vazhdim i ciklit të parë të studimeve Bachelor “Informatikë Biznesi”, i cili synon përgatitjen e specialistëve të rinj të aftë për shfrytëzimin efektiv të informacionit, teknologjisë dhe inovacionit në funksion të biznesit. Në themel të këtij cikli studimesh qëndron nxitja, thellimi kërkimor dhe kombinimi maksimal i zhvillimeve më të fundit në shkenca kompjuterike dhe ligjeve ekonomike, të cilat japin më shumë mundësi për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës. Studimi i trendeve ekonomike dhe atyre teknologjike, me fokusin maksimal ndaj kërkesave gjithnjë e më komplekse të tregut të punës, ndërtimi i modeleve statistikore dhe analitike dhe zbatimi konkret i tyre është misioni kryesor i programeve të studimit të ofruara nga ky departament.
DMI përbëhet nga tre Grupe Mësimore Kërkimore:
o Matematikë
o Informatikë
o Statistikë
Avantazhet konkuruese të DMI:
1. Staf i kualifikuar brenda dhe jashtë vendit.
2. Kurrikula të hartuara me profesionalizëm shkencor në funksion të tregut të punës, duke marrë eksperiencat më të mira të kurrikulave homologe.
3. Laboratorë kompjuterikë, me parametra të lartë, të niveleve bashkëkohore.
Objektivat e degës Informatikë-Biznesi:
o
Të krijojë specialistë që kanë një informacion të gjerë për zhvillimet ekonomike dhe informatike;
o
Studentët të kenë një formim si për profilin e biznesit dhe atë informatik;
o
Krijimi i njohurive shumë të mira për sistemet e menaxhimit të informacionit duke mundësuar përpunimin analitik të të dhënave të biznesit;
o
Krijimi i parashikimeve të ecurisë të bizneseve të ndryshme nëpërmjet metodave informatike;
o
Krijimi i mundësive për të avancuar njohuritë e sigurimit të të dhënave sensitive të biznesit;
o
Zhvillimin e sistemeve dhe aplikacioneve të ndryshme sipas orientimit të biznesit.
Tregu i punës
Studentët e këtij drejtimi kanë avantazh punësimi si në kompani me profil biznesi dhe në ato të profilit të teknologjisë së informacionit. Të diplomuarit do të përgatiten të luajnë role të ndryshme (analist, konsulent biznesi dhe sistemesh informacioni në firmat e ndryshme financiare, menaxher, programues, kërkues tregu, administrator i sistemeve apo rrjeteve nëpër kompani me profile të ndryshme, etj) në projektet inovative, në bujqësi, në kompani të tjera vendase apo të huaja, në organizata kombëtare apo ato ndërkombëtare, administratë, sektorin bankar, apo të punojnë si kërkues për zhvillimin dhe hedhjen në treg të produkteve të reja. Programet e ofruara do të mundësojnë gjithashtu zhvillimin e aftësive të të diplomuarve për krijimin e bizneseve të tyre si dhe do t’ju japë atyre mundësinë e ndjekjes më tej të studimeve në nivel të doktoraturës në këtë fushë zhvillimi profesional.
Disa nga këto kompani ku mund të punësohen janë: Administrata publike; Sistemi bankar; Kompanitë e telefonisë celulare; Kompanitë e mediave televizive dhe ato radio; Biznese private etj.
Në themel të këtij cikli studimesh qëndron nxitja, thellimi kërkimor dhe kombinimi maksimal i zhvillimeve më të fundit dhe mjeteve të teknologjisë së informacionit dhe ligjeve ekonomike, të cilat japin më shumë mundësi për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës. Studimi i trendeve ekonomike dhe atyre teknologjike, me fokusin maksimal ndaj kërkesave gjithnjë e më komplekse të tregut të punës, ndërtimi i modeleve analitike dhe zbatimi konkret i tyre është misioni kryesor i këtij programi.
Të realizoj ë edukimi shkencor dhe profesional të studentëve në fushat – vizion i FEA-s, në nivelin që u mundëson atyre të përballojnë me sukses probleme që lidhen me strategji të menaxhimit të inputeve dhe outputeve në bujqësi, menaxhimin e agrobiznesit, strategji të integrimit të fermerëve në tregje, politika dhe strategji të zhvillimit rural të integruar, politikat agrare etj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes të studentëve, stafit akademik dhe njësive të FEA në programe të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit”.
Departamenti Matematikë dhe Informatikë
Anela LLAPA
Specialiste pranë Deparatmentit Matematikë dhe Infomatikë.
E-mail: anaci@ubt.edu.al
Lartësim DERVISHI
Laborant pranë Departamentit Matematikë dhe Informatikë.
E-mail:
ldervishi@ubt.edu.al