Departamenti “Menaxhim i Turizmit Rural”
Departamenti “Menaxhim Turizmi Rural” (DMTR) është krjuar në vitin 2012 pas hapjes së programit të studimeve në nivelin bachelor me të njëjtin emër, si një risi dhe nevojë e kohës për tju përgjigjur tregut të punës dhe ofruar studentëve për përgatitje cilësore. Tashmë DMTR ofron tre programe studimi në fushën e turizmit rural dhe ushtron kërkime shkencore në:
politikat dhe strategjitë e zhvillimit të Turizmit të qëndrueshëm, menaxhimin e sipërmarrjeve turistike, lidhjen mes turizmit rural dhe zhvillimit të territorit, menaxhimin e cilësisë në turizëm, mikpritjen, sjelljen e konsumatorit turistik, komunitetin rural si bashkësi sociale dhe efekti i turizmit, lidhjen mes turizmit dhe burimet në territor si : burimet natyrore, kulturore, njerëzore etj.
DMTR ofron tre programe studimi: niveli i parë bachelor, niveli i dytë master profesional si dhe një diplomë profesionale (shkollë e lartë profesionale).
Departamenti përbëhet nga një staf akademik prej 10 profesorësh, lektorësh dhe asistent lektorësh me zë dhe shumë aktiv në fushat e turizmit rural dhe të zhvillimit të territorit dhe me një eksperiencë të gjatë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Tre programet që ofron DMTR:
1. “Menaxhim Turizmi Rural” (MTR) - Bachelor
2. “Menaxhim Turizmi Rural” Master Profesional (MP-MTR)
3. “Agroturizëm dhe Mikpritje” , Diplomë Profesionale 2-vjeçare
u sigurojnë studentëve njohje të thellë të teorisë ekonomike dhe të menaxhimit, teorisë dhe praktikës turistike, njohje dhe përdorim shumë të mirë të metodave sasiore të studimit, si dhe një formim të thellë profesional
1.
Programi i ciklit të parë Bachelor
Programi i studimeve të ciklit të parë “Menaxhimi i Turizmit Rural” synon pajisjen e studentëve me njohuritë bazë, mbi metodat dhe parimet e shkencore të përgjithshme, si dhe formimin e shprehive të veçanta në:
- Analiza ekonomike
- Teorinë dhe praktikën turistike
- Menaxhimin e sipërmarrjeve me fokus sipërmarjet turistike rurale
- Njohje dhe përdorim shumë të mirë të metodave sasiore të studimit
- Formim profesional
Përgatitja e specialistëve të Menaxhimit të Turizmit Rural është parë si një instrument i zhvillimit ekonomik territorial dhe social i zonave rurale.
Programi e studimeve të ciklit të parë bachelor në “Menaxhimi i Turizmit Rural” zhvillohet me 180 kredite (ECTS) për një kohëzgjatja prej 3 vite akademike.
Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në “Menaxhimin e Turizmit Rural”.
2.
Programi i ciklit të dytë të studimeve “Master Profesional”
Programi i Masterit Profesional “Menaxhim i Turizmit Rural” është vazhdim i ciklit të parë të studimeve Bachelor dhe synon përgatitjen e specialistëve të rinj
me njohuri të thelluara teorike dhe praktike
të aftë në menaxhimin e biznesit të turizmit rural dhe në zhvillimin e tij nëpërmjet politikave zhvillimore të territorit.
Në këtë program studimi synohet rritja e aftësive praktike të studentëve për të qenë më pranë kërkesave të tregut të punës, me njohuritë dhe kompetencat e kërkuara.
Programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim i Turizmit Rural” ofron mundësi të mira karriere në pozicione si menaxher dhe administrator të bizneseve të turizmit rural në përgjithësi dhe atij agroturistik në veçanti, konsulent i biznesit turistik, nënpunës i administratës si qendrore dhe lokale të turizmit, specialist në bizneset që ndryshe njihen si ndërmjetësit në tregun turistik si psh. Tour Operatorët dhe Agjencitë e udhëtimeve, etj.
Kjo realizohet nëpërmjet studimit në fushat:
-
Ndërtimit të politikave, strategjive dhe planeve të zhvillimit të turizmit rural
-
Planifikimit të territorit
-
Zhvillimit të produkteve të territorit si një instrument i zhvillimit ekonomik lokal dhe të turizmit rural
-
Zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit
-
Marketingut të turizmit dhe të sjelljes së konsumatorit turistik
-
Turizmit të natyrës dhe Politikave mjedisore
Programi i studimit “Master profesional” realizohet me 120 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 vite akademike. Në përfundim të këtij cikli studimesh lëshohet diplomë universitare “Master profesional” në “Menaxhim i Turizmit Rural”.
3.
Programi i Diplomës Profesionale “Agroturizëm dhe Mikpritje”
Programi i studimeve në “Agroturizëm dhe Mikpritje” (A&M) është program 2-vjeçar profesional që ofrohet pas arsimit të mesëm me synimin krijimin e një karriere profesionale si punonjës praktikë në fushën e agroturizmit dhe mikpritjes. Ai ofron elementet dhe mjetet e nevojshme për zhvillimin e aftësive në fushën e turizmit rural, specifikisht në agroturizëm dhe shërbimet shoqëruese të tij.
Studimet në këtë program sigurojnë njohuritë bazë dhe aftësitë profesionale në këtë fushë nëpërmjet integrimit të mësimit me praktikën. Ky program formimi profesional, synon të sigurojë një nivel njohurish dhe aftësish praktike të domosdoshme për të realizuar me sukses aktivitetet që kryhen në një fermë agroturistike dhe në forma të tjera të turizmit alternativ. Në programin e studimeve A&M studentët marrin njohuri dhe përgatitje praktike në:
·
Turizmi rural si turizëm alternativ
·
Menaxhimi i sipërmarrjeve agroturistike
·
Territorin dhe produktet e tij lokale si një mjet i rëndësishëm i zhvillimit të agroturizmit
·
Komunikimin ndërkulturor në turizëm
·
Përdorimin e platformave të shitjes dhe prenotimit online të shërbimit agro-turistik
·
Mikpritjen dhe Shërbimin agroturistik
·
Guidat turistike dhe shtigjet
·
Menaxhimin e cilësisë së fermave agroturistike dhe ushqimit nga
fusha në tavolinë
·
Krijimin dhe mirëmbajtjen e peisazhit në fermat agroturistike
Studenti në përfundim të programit të studimeve profesionale 2 vjeçare “ Agroturizëm dhe Mikpritje” duhet të grumbullojë 120 kredite ECTS.
Me përfundimin e studimeve me karakter profesional studenti pajiset me Diplome Profesionale, në “Agroturizëm dhe Mikpritje”.
FUSHAT E KËRKIMIT TE DEPARTAMENTIT
Departamenti “Menaxhimi i Turizmit Rural”, në përputhje me nevojat e vendit dhe ekonomisë së sektroit turistik dhe të përgatitja dhe profilizimi i stafit të tij akademik si dhe të nevojave të përgatitjes së studentëve ka përcaktuar fushat e kryesore të kërkimit që janë si më poshtë:
1. Politikat dhe Strategjitë e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm
2. Menaxhimi i Cilësisë në Turizmin Rural dhe në Mikpritje
3. Sipërmarjet Turistike Rurale (Ferma, Bujtina, Stane, etj.) dhe Menaxhimi i Tyre
4. Destinacionet Turistike dhe Turizmi Alternativ (Ekoturizëm, Agroturizëm, Turizmi Aventurës etj)
5. Turizmi Rural dhe Territori (Burimet Natyrore, Produktete e Territorit, Mjedisi, Kultura. Ekonomia, Shoqëria)
6. Tregu Turistik dhe Sjellja Konsumatore
7. Ushqimi (Tradicional, Organik, Etj.), Mikpritja dhe Turizmi Rural
8. Komuniteti Rural si Bashkësi Sociale dhe Turizmi Rural
9. Kuadri Rregullator në Turizëm
Këto fusha kryesore të kërkimit të departamentit gjejnë zbatimin dhe realizohen nëpërmjet tematikave të thelluara si psh:
1.
Zhvillimi i turizmit rural
2.
Politikat dhe strategjitë e zhvillimit turistik
3.
Zhvillimi i qëndrueshëm në turizëm
4.
Menaxhimi i sipërmarrjeve turistike, agroturistike dhe turizmit Rural
5.
Menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në turizëm (NVM)
6.
Politikat e Menaxhimit te Bizneseve turistike, Agroturistike dhe Turizmit Rural
7.
Menaxhimi i Cilesise në biznesin turistik
8.
Konsulenca në shërbimin turistik
9.
Politikat dhe strategjitë e zhvillimit të destinacioneve turistike
10.
Turizmi i natyrës dhe i aventurës
11.
Agroturizmi
12.
Gjeografia turistike
13.
Burimet natyrore, mjedisi dhe turizmi
14.
Produkteve e Territorit dhe Turizmi
15.
Studimi dhe analiza e tregut turistik
16.
Konsumatori turistik dhe sjellja konsumatore
17.
Aspektet sociologjike te zhvillimit te turizmit
18.
Sociologjia e turizmit dhe konteksti social i vendimarrjes ne turizem.
19.
Komuniteti rural si bashkësi sociale dhe turizmi rural
20.
Kuadri rregullator në turizmin rural dhe të natyrës
21.
Siguria e jetës në turizmin e natyrës
22.
Zhvillimi SMART në turizëm