Zv. Dekan për Mësimin

Prof. Asoc. Dr. Doriana XHULAJ (BODE)

Lektore

E-mail: dbode@ubt.edu.al

Profesor në Departamentin e Shkecave Agronomike. Gjatë viteve 1997-2002 ka kryer studimet e larta dhe është diplomuar me titullin “Biolog” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Pas përfundimit të studimeve në Master shkencor “Përmirësimi gjenetik i bimëve” (2003-2005) ka kryer Studimet e Doktoraturës pranë Departamentit të Biologjisë, Fakultetit të Shkencave të Natyrës (2007-2011), duke mbrojtur tezën e doktoraturës me vlerësim maksimal në fushën e Biologjisë së ruajtjtes. Në vitin 2021 ka fituar titullin akademik profesor i asociuar. Gjatë viteve 2005 -2020 është angazhuar si pedagoge e ftuar në Departamentin e Biologjisë të UT-së dhe Departamentin e Shkencave Agronomike të FBM. Nga viti 2020 zhvillon aktivitetin e mësimdhënies në programet Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor në modulet “Ndryshimet globale dhe përshtatja e ekosistemeve”, “Konservim i germoplazmës bimore” dhe “Popullatat gjenetike autoktone dhe mbrojtja e tyre”. Fusha e saj kërkimore shkencore nga viti 2002 është fokusuar kryesisht në aplikimin e metodave inovative në ruajtjen, menaxhimin in situ dhe ex situ, vlerësimin, karakterizimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversit gjenetik bimor. Gjatë viteve ka marrë pjesë në projekte akademike dhe kërkimore në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare (GIZ, Cost-EU, WB, SEEDNET). Ka publikuar artikuj shkencorë në revista me Faktor Impakti, të cilat janë të rankuara në Scopus, web of science etj.

 

Edukimi

PhD, Biologji e ruajtjes, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2011

Master Shkencor në Përmirësim gjenetik i bimëve, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, 2005

Bachelor në Biologji, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2002

Lendet:

Konservim i germoplazmës bimore, Ndryshimet globale dhe përshtatja e ekosistemeve, Menaxhim i baseneve të lagunave e ligatinave.

Interesat kërkimore

Aktivitete të lidhura me menaxhimin, konservimin, vlerësimin, dhe përdorimin e qëndrueshëm të resurseve gjenetike bimore. Aplikimi i metodave inovative si kulturat indore & molekulare në mikroshumimin, ruajtjen, vlerësimin dhe karakterizimin e bimëve.

Shkarko CV