Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Departamenti i Gjuhëve të Huaja, si pjesë përbërëse e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit prej muajit shtator 2016, ofron rol mbështetës për të gjitha departamentet e fakulteteve të ndryshme të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Ky departament ofron modulin e detyrueshëm të gjuhës angleze dhe atë të terminologjisë mjekësore (latinisht) në vitin e parë të studimeve të nivelit Bachelor. Moduli i gjuhës angleze, i ofruar në vitin e parë të Ciklit Bachelor në rang universiteti me një total prej 60 orësh fizike i shtrirë në një vit akademik, me përjashtim të FMV ku moduli ofrohet gjatë semestrit të parë. Ky modul është i orientuar drejt kritereve të mësimit të Gjuhës Angleze për Qëllime Specifike (ESP), ndërsa terminologjia mjekësore e zhvilluar në semestrin e parë të vitit të parë me një total prej 30 orësh, ofrohet për studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare me synimin e vetëm që studentët e këtij moduli të njohin termat më të përdorshëm latin në anatominë dhe fiziologjinë e kafshëve, në shkrimin e recetave mjekësore dhe në rastet klinike.
Në kuadër të bashkëpunimit institucional me qendra të rëndësishme, që promovojnë gjuhën dhe kulturën e vendeve të ndryshme dhe më kryesorja në kuadër të bashkëpunimit institucional me universitete prestigjioze të ndryshme, Departamenti i Gjuhëve të Huaja do të ofrojë për studentët e nivelit ‘Master Shkencor’ për vitin akademik 2021-2022 e në vazhdim gjuhën gjermane dhe atë franceze. Moduli me përzgjedhje në këto dy gjuhë synon ofrimin e kompetencave gjuhësore për studentët e këtij cikli në aftësitë/shprehitë e dëgjimit, leximit, shkrimit dhe komunikimit, duke i përgatitur studentët për të menaxhuar komunikimin në këto gjuhë momentin që i bashkohen tregut të punës.
Falë kualifikimit dhe eksperiencës së stafit të DGJH janë mundësuar njohjet dhe aplikimi i qasjeve komunikuese në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, veçanërisht në Anglishten për Qëllime Specifike (ang. ESP), zhvillimin dhe zbatimin e metodologjive të mësimdhënies të mundësuara nga teknologjitë si një mjet i domosdoshëm për përvetësimin e gjuhëve të huaja.
Me synim thellimin e punës shkencore brenda Departamentit është krijuar Grupi Mësimor Kërkimor (korrik 2021), i cili krahas mësimdhënies, do të ketë si fokus kryesor punën me terminologjinë në fusha të ndryshme të dijes e shkencës në përputhje me programet e 5 fakulteteve. Terminologjia është një fushë studimi e rëndësishme dhe e pashmangshme ne çdo fushë të dijes, sepse përfshin leksikun profesional te specialistëve/ekspertëve të fushave të ndryshme. Roli dhe përdorimi i saj është i dukshëm si bazë jo vetëm e komunikimit midis specialisteve, por njëkohësisht edhe një bazë për te njohur realitete te reja ne shkencë e teknikë. Puna kërkimore dhe shkencore e këtij GMK do të jetë e orientuar drejt bashkëpunimit me pedagogët dhe specialistët e UBT-së me synim jo vetëm njësimin, shqipërimin, normëzimin, unifikimin dhe standardizimin e termave në tekstet universitarë sipas specialiteteve dhe profileve të studimit, por edhe në hartimin e fjalorëve dhe fjalorthëve terminologjik dy gjuhësh. Puna e specialistit dhe ekspertit të fushës është thelbësore në gjetjen e termit të duhur në shqip duke minimizuar futjen e huazimeve, ndërsa gjuhëtari do merret me veshjen gjuhësore të termit. Puna kërkimore në këtë drejtim ka kohë që ka nisur, ku pedagogët e këtij departamenti kanë botuar punime shkencore të shumta në fushën e terminologjisë. Kjo punë kërkimore është mishëruar edhe në hartimin e teksteve të specializuara në fushën e ESP-së. Më konkretisht janë hartuar tekstet:
1- Anglishtja e Bujqësisë & Mjedisit;
2- Anglishtja e Pylltarisë;3- Anglishtja e Mjekësisë Veterinare;
4- Anglishtja e Teknologjisë Ushqimore;
5- Anglishtja Ekonomisë, Biznesit & Kontabilitetit;
6- Gjuhë Latine dhe Terminologji Mjekësore.
Pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit është hapur “German Corner”, e cila do të vihet në shërbim të studentëve të kampusit universitar UBT, të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën gjermane. Ky kënd u mundësua me mbështetjen e Goethe-Zentrum Tirana, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Instituteve Gëte dhe ka mision nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit gjuhësor dhe kulturor ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Kjo qendër nuk do të ketë si qëllim vetëm zhvillimin e kursit të gjuhës gjermane, por do të shërbejë si një qendër, ku do të organizohen një sërë veprimtarish nga institucione të ndryshme, si një qendër ku studentët mund të informohen e të marrin të dhëna edhe për bursa studimi jashtë vendit.
Në ambientet e UBT-së është krijuar qendra e testimit të gjuhës angleze APTIS. Ky test është tashmë i mundur të kryhet jo vetëm për qindra studente/ë të UBT-së, por edhe për studentë të universiteteve të tjera që dëshirojnë të vazhdojnë studime të nivelit të dyta dhe të treta. Aptis jep rezultate të sakta dhe të besueshme për nivelin e anglishtes dhe teston aftësitë gramatikore, në fjalor dhe ato të gjuhës (të folurit, shkrim, lexim dhe dëgjim).
MISIONI
1. Të ekspozojë studentët ndaj të gjitha varianteve të ESP-së në përputhje me karakteristikat dhe profilin e programeve të tyre të studimit në UBT;
2. Të ndihmojë studentët të përdorin më mirë fjalorin teknik në anglisht , i cili lidhet me përdorimin specifik të terminologjisë së një profesioni.
3. Të orientojë dhe të drejtojë më mirë studentët drejt krijimit të lidhjeve mes programeve të tyre të studimit dhe literaturës së pasur shkencore, e cila gjendet si në bibliotekën e fakultetit/universitit ashtu edhe në internet.
4. T'u ofrojë studentëve aftësi dhe kompetenca në mënyrë që ata të mund të përdorin anglishten shkencore në situata të ndryshme;
5. Të përmirësojë aftësitë e komunikimit të studentëve me anë të kurrikulave të përshtatura, metodologjive të përditësuara të mësimdhënies dhe risive në procesin e mësimdhënies;
VIZIONI
Vizioni i Departamentit të Gjuhëve të Huaja është që të sigurojë mësimdhënie bashkëkohore dhe cilësore për studentët e UBT-së në modulet e ofruara duke i pajisur studentët me aftësi, shprehi dhe kompetenca gjuhësore solide përmes moduleve që ofrohen. Fokusi kryesor, nisur edhe nga numri i madh i studentëve
të regjistruar në 5 fakultetet e UBT-së, mbetet Gjuha e Huaj për Qëllime Specifike, përfshirë gjuhën angleze dhe atë latine. Këto dy module, për nga natyra e tyre, e vënë theksin tek njohja dhe përvetësimi i gjuhës teknike-shkencor me synimin e vetëm që studentët të jenë të aftë të komunikojnë në situata të ndryshme dhe të shfletojnë literaturën e bollshme shkencore e teknike sipas profileve dhe fushave të ndryshme te kualifikimit të tyre në fakultetet e ndryshme të UBT-së.
Dr. Esmeralda Sotiri
Përgjegjës Departamenti
E-mail: esherko@ubt.edu.al
Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Grupi Mësimor Kërkimor – Terminologji
Prof. Asoc. Arjan SHUMELI, Përgjegjës Departamenti
E-mail: ashumeli@ubt.edu.al
Departamenti i Gjuheve te Huaja
Prof. Asoc. Luljeta MINE,
Pedagoge
E-mail: lmine@ubt.edu.al
Departamenti i Gjuheve te Huaja
Dr. Esmeralda SHERKO,
Lektore
E-mail: esherko@ubt.edu.al
Departamenti i Gjuheve te Huaja
Dr. Ariana NEPRAVISHTA,
Lektore
E-mail: anepravishta@ubt.edu.al
Departamenti i Gjuheve te Huaja
Dr. Elsa ZELA,
Lektore
E-mail: ezela@ubt.edu.al
Departamenti i Gjuheve te Huaja
Dr. Enkeleda JATA,
Pedagoge
E-mail: ejata@ubt.edu.al
Departamenti i Gjuheve te Huaja
MSc. Erion SHEHU,
Asistent Lektor
E-mail: erion.shehu@ubt.edu.al
Departamenti i Gjuheve te Huaja
Stafi Ndihmës