NJOFTIM PËR MOBILITET STAFI AKADEMIK

Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Akademinë e Studimeve Profesionale të Serbisë së Jugut, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për stafin akademik për gjuhët e huaja.

Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 1 (një).

Dokumentacioni i nevojshëm, si më poshtë:

1.      CV në gjuhën angleze;

2.      Letër motivimi

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina B në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:

1)     ezela@ubt.edu.al (koordinatori akademik)

2)     erasmusoffice@ubt.edu.al

Në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (30/03/2025) deri në datë 14/04/2025.

Ju urojmë suksese!!! 

Universitetit Bujqësor i Tiranës dhe “Latvia University” Riga, Letoni, shpall thirrjen për aplikim për internship