Zyra e Studimeve dhe Studentëve (ZSS) është njësia e cila ofron të gjitha shërbimet nga regjistrimi fillestar i studentëve në Universitet deri në mbylljen e karrierës studentore. ZSS-ja përbëhet nga Specialistet e mësimit, Specialistet e Sistemit si dhe Specialistet e Sportelit dhe informimit ndaj studentëve.
Gjithashtu pjesë e ZSS është edhe Zyra e Statistikave e cila ofron të gjithë treguesit statistikorë dhe raportet statistikore në lidhje me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës sipas Fakulteteve përkatëse.
Shërbimet që ofron ZSS
Informimin dhe orientimin e vazhdueshëm të studentëveregjistrimit të studentëve fitues në programin Bachelor sipas udhëzimeve të MAS
Regjistrime të studentëve për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve Master Shkencor dhe Master Profesional, Master Ekzekutiv dhe Doktoraturë.përgatitjen dhe ndarjen e studentëve në grupe mësimore sipas kurseve perkatese
Plotësimi në kohë i proçesverbaleve të provimit dhe riprovimeve dhe dorëzimi me firmat e nevojshme te sekretaret e departamenteve/specialisteve si dhe te ZKS sipas fakulteteveregjistrimin e vlerësimeve të frekuentimit dhe notave të studentëve
Pasqyrimi i rezultateve të ekuivalentimit të lëndëve dhe administrimi i dokumentacionit, sipas vendimeve të komisionit të ekuivalentimitpajisjen e studentëve me dokumentet e nevojshme (librezë studentore, user dhe akses në sisteminvërtetime studenti ,lista notash, suplemente, programe studimi etj
Përgatitja e listave të notave dhe diplomave për studentët që kanë përfunduar studimet.Regjistrimin dhe dhënien e kredincialeve (Username, Password) e studentëve fitues në sistem për ciklin e studimeve Bachelor, aktivizimin e librezave të studentëve në sistem për vitin përkatës.
Regjistrimin në sistem të studentëve përsëritës që kanë fituar statusin si student të rregullt, ose studentët që kanë rifilluar studimet të trajtuar me vendim Rektorati /Dekanati.
Shtimi i lëndëve me zgjedhje në librezën e studentit dhe regjistrimi në grafikun përkatës të provimeveGjeneralitetet dhe të dhënat e proçesit mësimor si: notat, frekuentimet (orët në laboratorë, leksione dhe seminare), provime, stazhe, karrierën dhe punësimin
Regjistrimi online nga studenti si dhe prenotimin e provimeve për sezonet plotesuese dhe në vjeshteKrijimi i grafikëve të provimeve sipas sezoneve si dhe ndërlidhja mes datës së provimit, komisionit të provimit dhe modulit përkatës.
Krijimi i sezonit të diplomave, datave të provimit dhe tezës së diplomave si dhe regjistrimi i studentëve dhe proçedurave të përgatitjes për provim formimi (temë apo diplomë).
Përllogaritja e krediteve të fituara nga studentët dhe kalimi në vitin pasardhës.
Pranimin e kërkesave të studentëve (vërtetime si student, listës së pjesshme të notave, lista notash, vërtetime diplomimi, diplomës suplement, programeve të studimit etj) në përputhje me shërbimet e ofruara nga ZSS-ja.
Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit studentëve sipas afateve të percaktuaradiplomimin e studentëve etj..
Specialistet e Sportelit dhe Shërbimit të informimit të Studentëve ofrojnë dhe administrojnë:
- Informimin e studentëve për shërbimet dhe dokumentacionin e ofruar nga ZSS.
- Pranimin e kërkesave të studentëve (vërtetime si student, listës së pjesshme të notave, lista notash, vërtetime diplomimi, diplomës suplement, programeve të studimit etj.) në përputhje me shërbimet e ofruara nga ZSS-ja.
- Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit studentëve sipas afateve të përcaktuara.
- Ofrimi i shërbimeve për studentet, stafin akademik në sistemin Esse3.
- Akomodimi i ZSS-së në ambientet e reja të godinës FEA, përqendrimi i të gjitha shërbimeve në lidhje me studentët në një njësi të vetme dhe autonome nga Fakultetet ka sjellë përmirësimin si dhe rritjen e perfomancës së shërbimeve ndaj studentëve.