PRANIME DHE REGJISTRIM

Programet e studimeve në Universitetin e Bujqësor të Tiranës organizohen në tre cikle të njëpasnjëshëm:

Cikli i parë i studimeve (Bachelor)

Cikli i dytë i studimeve (Programe të integruara të ciklit të dytë, Master Profesional dhe Master i Shkencave)

Cikli i tretë i studimeve (Doktorate dhe Master Ekzekutiv)

Programet e Ciklit të Parë të Studimeve

Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruarat ë ciklit të dytë, është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Kriteret, kuotat dhe tarifat e shkollimit miratohen nga Senati Akademik dhe bëhen publike, për çdo vit akademik. Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë, ciklit të dytë dhe programet e integruara të ciklit të dytë, zbatohen udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Programet e Ciklit të Dytë të Studimeve

Personat që kanë përfunduar një program të plotë studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve.

Kuotat e pranimit dhe tarifa e shkollimit për programet e dyta të studimit përcaktohen me vendim të KM. Kritere specifike për t’u pranuar në një program të dytë studimi përcaktohen në rregulloret e fakulteteve:


Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit 

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Fakulteti i Shkencave Pyjore

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare

Programet e Ciklit të Tretë të Studimeve

UBT ofron studime të doktoratës ne te gjitha njësite kryesore te tij, në bazë të projekteve kërkimore-shkencore dhe të zhvillimit të njësive bazë dhe kryesore të UBT.

Kuotat e pranimit dhe tarifa e shkollimit për programet e dyta të studimit përcaktohen me vendim të KM. Kritere specifike për t’u pranuar në një program të dytë studimi përcaktohen në rregulloret e fakulteteve:


Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit 

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare

Fakulteti i Shkencave Pyjore

Masteri Ekzekutiv

Masteri Ekzekutiv është një diplomë e ciklit të tretë të studimeve (niveli i 8 kualifikimit sipas Kornizës shqiptare të kualifikimeve) i drejtohet të gjithë ekonomistëve, juristëve, ekspertëve orgnizimit dhe planifikimit të territorit,ekspertëve të bujqësisë, aktorëve dhe vendimarrësve në nivel lokal dhe qëndror të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushat e ekonomisë, planifikimit të territorit, zhvillimit rural, administrimit dhe zhvillimit lokal, politikave dhe vlerësimit të instrumentave, hartimit dhe vlerësimit të projekteve, teknologjive të informacionit gjeografik, etj. Ky master ekzekutiv është hartuar nga një grup pedagogësh nga disa universitete evropiane (ne Francë, Gjermani dhe Greqi) dhe përmledh informacionet më të përditësuara rreth këtyre fushave sot në botë por me një fokus të veçantë për Shqipërinë. Ky program studimi prej 120 ECTS, zgjat dy vite akademike. Për më shumë kliko këtu..