Instituti i Gjuhëve të Huaja

APTIS

Aptis General Test ” i gjuhës angleze është tashmë i mundur të administrohet jo vetëm për  studente/ë e UBT-së,  por edhe për studentë të universiteteve të tjera, që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e nivelit të dytë dhe të tretë. Testi APTIS  është i hapur për këdo tjetër që dëshiron të testojë njohuritë e tij/saj në gjuhën angleze kundrejt lëshimit të një certifikate zyrtare.  Aptis jep rezultate të sakta, të shpejta dhe të besueshme për nivelin e anglishtes dhe teston aftësitë e gjuhës angleze si të folurit, shkrimin, leximin dhe dëgjimin.

Regjistrimi për testin APTIS

Pranë UBT-se kanë filluar regjistrimet për dhenien e testit “Aptis”, test i çertifikuar i gjuhës angleze.

Provimi zhvillohet dy here ne muaj dhe administrohet në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, godina – A e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

Këndi Gjerman

Pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit është hapur “ German Corner ”, e cila do të vihet në shërbim të studentëve të kampusit universitar UBT, të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën gjermane. Ky kënd u mundësua me mbështetjen e Goethe-Zentrum Tirana, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Instituteve Gëte dhe ka mision nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit gjuhësor dhe kulturor ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë.