Klubet Studentore

Klubi i Ditëve Festive

Klubi i Ditëve Festive i UBT-së i kushton një rëndësi të madhe ditëve festive kombëtare dhe ndërkombëtare, studentët zhvillojnë aktivitete që simbolizojnë dhe përfaqësojnë denjësisht datën e një ngjarje të caktuar historike.

Klubi i Sportit

Klubi Sportit angazhon studentët dhe pedagogët e UBT-së në aktivitete të ndryshme sportive si futboll, basketboll, volejboll, tenis, shah etj. Organizimi I Kampionateve Sportive të ndryshme ngjall interesin e studentëve për tu bërë pjesë, kështu arrijmë që të kemi një jetë më të shëndetshme fizike, por edhe një jetë me  sociale brenda universitetit.

Klubi i Agronomëve

Klubi Agronomëve është një organizim studentor I Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit me qëllim zhvillimin e aktiviteteve me të ftuar profesionist nga fusha e agronomisë, aplikimin e dijeve në terren dhe kyrerjen e studimeve me njëri – tjetrin.