Qendra e Karrierës dhe Alumni

Pjesë e vizionit të Universitetit Bujqësor të Tiranës është edukimi universitar, pasuniversitar, kërkimi dhe trajnimi për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, të ushqimit dhe të mjedisit. Në këtë kuadër nevoja e ndërmarrjes së iniciativave që përafrojnë kapacitetet, me edukimin e duhur profesional, të studenteve me sipërmarrjet, organizatat dhe institucionet publike që janë të lidhura me fushën e bujqësisë, ushqimit dhe të mjedisit, është një nevojë e padiskutueshme.

Mbështetja e UBT ndaj studentëve ti tij, është në shumë dimensione por më e rëndësishmja është në aspektin e zhvillimit të karrierës së tyre. Ndaj, që nga viti 2013, pjesë e strukturave të UBT është Qendra e Karrierës & Alumni (QKA), e cila shërben si një koordinues dhe hallkë ndërmjetëse, e formësimit teorik dhe praktik të studentëve, nga njëra anë, dhe mbështetjes në përballje me tregun e punës, nga ana tjetër. QKA është në mënyre të drejtpërdrejtë përgjegjëse për jetësimin e çdo funksioni që ka në fokus zhvillimin e karrierës së studentëve të UBT.

Qëllimi kryesori i QKA është të informojë dhe të orientojë studentët e UBT gjatë studimeve të tyre, në funksion të paraprirjes së një karriere të suksesshme, duke krijuar mundësi për realizmin e praktikave, trajnime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, ëorkshop, seminare, të facilitojë kontaktin me tregun e punës si edhe gjurmimin e ecurisë së tyre të mëtejshme.

QKA është në mënyre të drejtpërdrejtë përgjegjëse për jetësimin e çdo funksioni që ka në fokus zhvillimin e karrierës së studentëve të UBT. Ndërmjetëson kontaktet e studentëve me Bizneset, Institucionet Publike dhe Organizata të profileve të ndryshme. Siguron informacion dhe orienton studentet lidhur me Trajnimet e ndryshme, Bursa studimit etj.

Shërbimet e ofruara

Aktivitete të fundit

Foto/Gallery