Kampusi i UBT

Mjediset e Univesitetit Bujqësor të Tiranës

UBT është universiteti më i vjetër në Shqipëri, themeluar më 1 Nëntor, 1951. Filllimisht, ai ka funksionuar si Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësor dhe më tej gjatë historisë së funksionimit të tij, ka fituar statusin si Universiteti Bujqësor të Tiranës. UBT konservon në mënyrë të kujdesshme vlerat e tij akademike, sikundër tregohet ambicioz në strategjitë zhvillimore dhe ato të kërkimit, kualifikimin e vazhdueshëm të stafit, rritjen e bashkepunimit ndërkombëtar dhe institucionalizimin e marrdhënive me biznesin.

UBT është një qendër unike e arsimit të lartë në Shqipëri konsideruar fushat e studimit të cilat ajo mbulon. Fokusi i veprimtarise se tij është edukimi, kërkimi shkencor dhe transferimi i njohurive. Ky i fundit realizohet përmes aktiviteteve të trajnimit, konsulencës, dhe shërbimeve të ekstensionit në fushën bujqësisë dhe ushqimit. Duke qenë qendra më e madhe e arsimit dhe kërkimit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, UBT ka qenë në ballë të krijimit të lidhjeve midis shkencës dhe prodhimit. Këto lidhje janë materializuar nëpërmjet dhjetra e marrëveshjeve të nënshkruara aktorë publikë dhe në mënyrë të veçantë me komunitetin e biznesit shqiptar.



Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit

Fakulteti i Bujqësisë u krijua që me themelimin e ILB të Tiranës, më 1 Nëntor 1951. Ai përfaqëson strukturën e parë mësimore universitare në fushën e bujqësisë.

Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM) synon të shndërrohet në një qendër bashkëkohore e edukimit universitar, pasuniversitar, kërkimit shkencor  dhe trajnimit për përgatitjen e specialistëve të fushës së bujqësisë, mjedisit dhe ushqimit. FBM synon të kthehet në një pikë referimi për zhvillimin rural dhe të bujqësisë duke kontribuar drejtpërdrejt në integrimin evropian të vendit.

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit ka një jetë relativisht të re. Ai zë fill që nga viti 1971 (në atë periudhë emërtohej-Fakulteti i Ekonomisë Agrare).

Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit të jetë një qendër bashkëkohore studimi, kërkimi dhe transferimi i njohurive, për t’u bërë pjesë integrale e një bote, ku studentët e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të gjejnë veten e tyre dhe të kontribuojnë me dije e profesionalizëm në fushat e ekonomisë bujqësore, zhvillimit rural të integruar, menaxhimit të ndërmarrjeve, financës, kontabilitetit, marketingut, agroturizmit, ekonomisë dhe politikave agrare etj, në dobi të integrimit Evropian.



Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Edukimi në Shkencat dhe Teknologji Ushqimore (ShTU) në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka filluar në vitet 1960, nëpërmjet disiplinave teknologjike.
Pas vitit 1992, në Universitetin Bujqësor të Tiranës u krijuan kushtet për ristrukturimin e drejtimeve të diplomimit e të strukturave akademike për zhvillimin e shkencave dhe teknologjisë ushqimore dhe të veprimtarisë kërkimore shkencore në fushën e ushqimit.

Ne vitin 2014, Departamenti i Bioteknologjise Agroushqimore dhe Departamenti i Biologjise dhe Kimise u ristrukturuan ne tre departamente: Departamenti i Teknologjise AgroushqimoreDepartamenti i Shkencave te Ushqimit dhe Bioteknologjise dhe Departamenti i Kimisë, me synimin edhe të përgatitjes së specialiteve të lartë në drejtimet e Shkencave te ushqimit, te Sigurise ushqimore dhe Bioteknologjise ushqimore.

FBU është dhe zhvillohet si një qendër bashkëkohore studimore, kërkimore dhe transferimi të njohurive, në fushën e bioteknologjisë dhe ushqimit,  për krijimin e potencialit teknologjik të vendit dhe  kontributin e tij  në sektorët e sistemit të prodhimit, kërkimit dhe zhvillimit teknologjik të ushqimit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin Evropian.

Biblioteka e Universitetit

Biblioteka e Universitetit Bujqësor të Tiranës ka një histori të përbashkët me atë të Universitetit Bujqësor. Është krijuar në vitin 1951 përkrah auditorëve dhe kabineteve të Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës. Roli i saj u rrit edhe më shumë pas vitit 1973 kur ajo mori atributet e Bibliotekës Shkencore. Në vitin 1975 biblioteka vendoset në ambientet e Pallatit të ri të Kulturës dhe merr fizionominë e plotë të një institucioni me standarde unike.

Më 24. 04. 2015, Biblioteka Shkencore merr emrin e akademikut të shquar, Prof. Dr. Mentor Përmeti
Biblioteka ka aktualisht një fond prej 20.000 libra dhe rreth 10.000 volume periodike. Organizon shërbim ndërbibliotekar me vende të ndryshme të botës.