Studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare patën mundësinë të ndjekin një cikël leksionesh nga Dr. Luis Felipe Correa Letelier, pedagog i ftuar nga Universiteti i Shkencave të Jetës në Estoni. Leksionet u përqendruan në tematikën e kujdesit parësor dhe menaxhimit të plagëve tek kuajt, një fushë me rëndësi të veçantë në mjekësinë veterinare.
Gjatë prezantimit të tij, Dr. Correa Letelier trajtoi klasifikimin e plagëve, teknikat e pastrimit si dhe metodat më efikase për mbylljen e tyre. Ai theksoi domosdoshmërinë e përshtatjes së trajtimit në varësi të tipit të dëmtimit dhe lokalizimit të plagës, duke nënvizuar rëndësinë e një qasjeje të kujdesshme dhe profesionale për të garantuar shërimin optimal të kafshës.