Universiteti Bujqësor i Tiranës hap thirrjen për aplikime për t’u regjistruar në programet e studimit të ciklit të tretë “Doktoraturë” për vitin akademik 2024-2025. Njoftohen të gjithë aplikantët se në Universitetin Bujqësor të Tiranës ofrohen 5 (pesë) programe studimi të ciklit të tretë Doktoraturë:
- Doktoraturë në “Ekonomi dhe Agrobiznes”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit.
- Doktoraturë në “Shkencat Bujqësore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.
- Doktoraturë në “Shkencat Mjedisore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.
- Doktoraturë në “Shkencat Veterinare”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.
- Doktoraturë në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit.
Luten të gjithë kandidatët e interesuar të informohen për kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar për aplikim sipas programeve në linket më poshtë.
Aplikimi fillon më 18.03.2025 dhe afati i fundit i dorëzimit të dosjeve është data 21.04.2025. Dorëzimi i dosjeve bëhet tek personat e kontaktit në fakultete (kontaktet i gjeni tek dokumentacioni i kërkuar për çdo program studimi). Ftohen të aplikojnë kandidatët nga Shqipëria, Kosova dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.