Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, në bashkëpunim me Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, do të realizojë një sërë trajnimesh për mjekët veterinarë në qytetet e Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës.
Këto trajnime kanë si synim rritjen e njohurive të mjekëve veterinarë në fushën e legjislacionit, farmakologjisë, sëmundjeve infektive, sëmundjeve të shpendëve, epidemiologjisë dhe shëndetit të kafshëve shoqëruese.
Fokusi i trajnimeve ka të bëjë me evidentimin e problematikave më të shpeshta që hasin mjekët veterinarë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, mbështetur edhe në parandalimin dhe trajtimin e saktë farmakologjik të patologjive me interes veterinar, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit të kafshëve.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm i trajnimit do të jetë edhe roli që luajnë ata në sigurinë ushqimore, bazuar në legjislacion dhe mbrojtjen e konsumatorit.