Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Lucernit forcojnë bashkëpunimin

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Fatbardh Sallaku mirëpriti në një takim Prof. Stefan Bruni, Drejtor i Qendrës së Kompetencës për Ekonominë Rajonale, Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Lucernit.

Ky takim paraqet një mundësi të shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin akademik, kërkimor dhe zhvillimor, veçanërisht në zhvillimin lokal dhe rajonal, bujqësinë e qëndrueshme dhe rritjen ekonomike rurale.

Dy institucionet më herët kanë rënë dakord për një Memorandum Mirëkuptimi, ku sot rakorduan detajet e fundit për të vazhduar më pas me nënshkrimin zyrtar.

Memorandumi do të shërbejë si instrument strategjik për kërkimin e përbashkët, shkëmbimin e studentëve e pedagogëve dhe angazhimin e politikave në zhvillimin rajonal.

Gjatë takimit u diskutuan edhe mënyrat se si universitetet mund të strukturojnë shërbimet e tyre këshilluese apo rekomandimet për politikat, qeveritë vendore apo grupet e punës bazuar në kërkime.

Universiteti Bujqësor i Tiranës vazhdon të konfirmojë bashkëpunimin e ofruar nga sektori privat