Në kuadër të projektit Erasmus + (KA1471), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe “Latvia University” Riga, Letoni. Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për internship afat shkurtër deri në 30 ditë ose internship të rregullt deri në dy muaj për studentë të doktoraturës ose master shkencor nga Universiteti Bujqësor i Tiranës gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2024-2025.
Ftohen studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 4.
Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes
aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
- Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
- Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;
- Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
- Kopje e skanuar e pashaportës;
- Dëshmi e gjuhës angleze;
- CV në gjuhën angleze;
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.B në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:
1) evadashi@ubt.edu.al (koordinatori akademik)
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (04.04.2025) deri në datë 10.04. 2025.
Ju urojmë suksese!!!