Gjatë këtij misionit të 7 të BOKU në UBT u organizuan takime të dedikuara me studiues të rinj, stafin akademik dhe administratën në mbështetje të forcimit të kapaciteteve kërkimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Fokusi ishte ndërtimi i një mjedisi kërkimor më të fuqishëm, më të dukshëm dhe më gjithëpërfshirës, që do t'i shërbejë zhvillimit të komunitetit akademik, studentëve dhe shoqërisë në tërësi.
• Studentët e doktoraturës ndanë sfidat e tyre në financim, publikime dhe akses në infrastrukturë,
• Profesorët diskutuan rëndësinë e lidhjes mes kërkimit, zhvillimit të karrierës dhe cilësisë së mësimdhënies, duke theksuan nevojën për infrastrukturë më të mirë kërkimore dhe sisteme vlerësimi,
• Drejtuesit dhe administrata eksploruan mënyra për të përmirësuar procesin e administrimit të projekteve kërkimore, për të garantuar transparencë, përputhshmëri dhe një bazë moderne të të dhënave kërkimore.
Në këtë drejtim, prioritetet kryesore për UBT janë:
• Krijimi i një njësie të dedikuar për shërbimin kërkimor shkencor
• Mbështetje për studiuesit e rinj me grante dhe udhëzime
• Lidhja e kërkimit shkencor me mësimdhënien dhe ndikimin në shoqëri
• Ofrimi i stimujve realë për kërkime cilësore
• Promovimi i kërkimit ndërdisiplinor dhe të qëndrueshëm.
Ky mision shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një ekosistemi kërkimor më inovativ dhe të qëndrueshëm në UBT, duke rritur kështu rolin e UBT si një Qendër Ekselence në rajon.