Fuqizimi i Kapaciteteve Kërkimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës: Përspektiva dhe Prioritetet për Ndërtimin e një Mjedisi Kërkimor të Qëndrueshëm

Gjatë këtij misionit të 7 të BOKU në UBT u organizuan takime të dedikuara me studiues të rinj, stafin akademik dhe administratën në mbështetje të forcimit të kapaciteteve kërkimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Fokusi ishte ndërtimi i një mjedisi kërkimor më të fuqishëm, më të dukshëm dhe më gjithëpërfshirës, që do t'i shërbejë zhvillimit të komunitetit akademik, studentëve dhe shoqërisë në tërësi.

 • Studentët e doktoraturës ndanë sfidat e tyre në financim, publikime dhe akses në infrastrukturë,

 • Profesorët diskutuan rëndësinë e lidhjes mes kërkimit, zhvillimit të karrierës dhe cilësisë së mësimdhënies, duke theksuan nevojën për infrastrukturë më të mirë kërkimore dhe sisteme vlerësimi,

 • Drejtuesit dhe administrata eksploruan mënyra për të përmirësuar procesin e administrimit të projekteve kërkimore, për të garantuar transparencë, përputhshmëri dhe një bazë moderne të të dhënave kërkimore.

Në këtë drejtim, prioritetet kryesore për UBT janë:

 • Krijimi i një njësie të dedikuar për shërbimin kërkimor shkencor

 • Mbështetje për studiuesit e rinj me grante dhe udhëzime

 • Lidhja e kërkimit shkencor me mësimdhënien dhe ndikimin në shoqëri

 • Ofrimi i stimujve realë për kërkime cilësore

 • Promovimi i kërkimit ndërdisiplinor dhe të qëndrueshëm.

Ky mision shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një ekosistemi kërkimor më inovativ dhe të qëndrueshëm në UBT, duke rritur kështu rolin e UBT si një Qendër Ekselence në rajon.

 

Strategjia BOKU-UBT 2030: Ofertë e Re Akademike për Brezat e Ardhshëm