NJOFTIM PËR MOBILITET PËR STAF AKADEMIK

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Konsorcium COMMO kordinuar nga UNIMED – Mediterranean Universities Union, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për stafin akademik.
Ftohen pedagogët nga Universiteti Bujqësor të Tiranës  të bëhen pjesë e këtij aplikimi.

Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 1 (një).

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:
1.CV ku të theksohet eksperienca juaj në fushën e mësimdhënies ose trajnimit brenda/jashtë vendit;
2.Dëshmi të njohjes së gjuhës angleze;

Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat e mëposhtme:
1)    erasmusoffice@ubt.edu.al
2)    elika@ubt.edu.al (koordinatore)

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (18.03.2025) deri në datë 12.04.2025.

Thirrje për Aplikim në Programet e Doktoraturës në Universitetin Bujqësor të Tiranës (copy)