Në kuadër të
bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Konsorcium COMMO kordinuar nga
UNIMED – Mediterranean Universities Union, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për stafin akademik.
Ftohen pedagogët nga Universiteti Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi.
Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 1 (një).
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:
1.CV ku të theksohet eksperienca juaj në fushën e mësimdhënies ose trajnimit brenda/jashtë vendit;
2.Dëshmi të njohjes së gjuhës angleze;
Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat e mëposhtme:
1) erasmusoffice@ubt.edu.al
2) elika@ubt.edu.al (koordinatore)
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (18.03.2025) deri në datë 12.04.2025.