Universiteti Bujqësor i Tiranës mirëpriti në një leksion të veçantë Prof. Dr. Dimitris Petropoulos, Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Ushqimit në Universitetin e Peloponezit, Greqi me temë “Rëndësia e produkteve bujqësore vendase dhe tradicionale në zhvillimin lokal”.
Ai theksoi për studentët tanë rëndësinë e bashkëpunimit në mbështje të zhvillimit rural dhe promovimit të produkteve autentike lokale të vendit tonë duke shkëmbyer përvoja, sikurse është edhe përvoja greke e cila e rendit këtë vend si lider në Europë për sa i përket certifikimit të produkte të mbrojtura të origjinës (PDO) dhe produkteve me origjinë gjeografike të mbrojtur (PGI).