Promovimi i Produkteve Vendase për Zhvillimin Rural: Leksioni i Prof. Dr. Petropoulos në UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës mirëpriti në një leksion të veçantë Prof. Dr. Dimitris Petropoulos, Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Ushqimit në Universitetin e Peloponezit, Greqi me temë “Rëndësia e produkteve bujqësore vendase dhe tradicionale në zhvillimin lokal”.

Ai theksoi për studentët tanë rëndësinë e bashkëpunimit në mbështje të zhvillimit rural dhe promovimit të produkteve autentike lokale të vendit tonë duke shkëmbyer përvoja, sikurse është edhe përvoja greke e cila e rendit këtë vend si lider në Europë për sa i përket certifikimit të produkte të mbrojtura të origjinës (PDO) dhe  produkteve me origjinë gjeografike të mbrojtur (PGI).

Senati Akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës i hap rrugën reformimit të plotë të ofertës akademike në kuadër të projektit UBT-BOKU 2030.