Thirrje AFYON Turqi

NJOFTIM

Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Afyon Kocatepe University, Turqi shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh për vitin akademik 2023-2024, Turqi.

Në këtë projekt mund të aplikojnë studentë te Vitit të Dytë dhe Tretë të nivelit të parë të studimeve (Bachelor) si dhe studentë të nivelit të dytë (Master Shkencor) të Fakulteteve të Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe Fakultetit të Bioteknologjisë Agroushqimore. Studentët do të kryejnë studimet për një semestër pranë universitetit të Afyon-it. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë dhe përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në Universitetin pritës.

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një rankim paraprak i studentëve.

 

Afati i aplikimit: 18 Nëntor 2023

 

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:

 

-       Listë notash;

-       Letër motivimi në gjuhën angleze;

-       CV në gjuhën angleze;

-       Vërtetim studenti

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al  dhe ikapaj@ubt.edu.al

Thirrje AFYON Turqi 

Thirrje Giessen