Sigurimi i cilësisë akademike është e një rëndësie kyçe për Universitetin Bujësor të Tiranës, si dhe një nga elementët më thelbësorë të strategjisë së zhvillimit të universitetit.
Një nga kushtet kryesore për arsim me cilësi të lartë në UBT lidhet me zbatimin e përpikmëri të rregullores së studimeve universitare të UBT dhe te rregullores se brendshme të Drejtorisë së Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë. Gjithashtu sistemi i Sigurimit të Cilësisë është në përputhje me standardet ndërkombëtare të përcaktuara, Deklarata e Bolonjës, si dhe me kërkesat e ASCAL dhe MAS për arsimin e lartë në Shqipëri.
Cilësia e arsimit nënkupton për ne dhe përgatitjen e duhur të studentëve për të qenë të aftë profesionalisht brenda dhe jashtë vendit. Kjo arrihet përmes adoptimit të programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës dhe përmirësimit në vazhdimësi të kurikulave të studimeve.