Asistent Lektore

MSc. Albana BOÇI

Asistent Lektore

E-mail: aboci@ubt.edu.al


Është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinerise Matematike dhe Inxhinerise Fizike, dega Inxhinieri Matematikë, Sistemi Bachelor në vitin 2013 dhe Master i Shkencave në vitin 2015.

Në periudhën 2018-vazhdim është angazhuar si pedagoge e ftuar në Universitetin Politeknik te Tiranes dhe nё Universitetin Bujqësor tё Tiranës. Nga Mars 2020-vazhdim kryen detyrën e pedagoges së matematikës në Universitetin Bujqësor  të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Departamenti i Matematikës dhe Informatikës. Përgjatë kësaj kohe ka dhënë lëndët Matematikë, Matematikë Financiare dhe Matematikë Ekonomike në sistemin Bachelor. Fokus i fushës së saj të studimit ka qenë Teoria Optimizimit dhe Grafet. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është bashkёautore e disa artikujve shkencore brenda dhe jashtё vendit.

Edukimi

Master Shkencor në Inxhineri Matematik ,Universiteti Politeknik i Tiranës, Tiranë, 2015

Bachelor në Inxhineri Matematik, Universiteti Politeknik i Tiranës, Tiranë , 2013

Lendët

Matematikë, Matematikë Ekonomike, Matematikë Financiare

Kerkimet Shkencore

Grafet, Optimizimi, Aplikime të grafeve në ekonomi, bujqësi.