Zv. Dekane për Marrëdhëniet me Institucionet dhe Publikun FBU

Anisa PEÇULI

Zv. Dekane për Marrëdhëniet me Institucionet dhe Publikun

E-mail: apeculi@ubt.edu.al

Prof. Asoc. Anisa Peçuli – Zëvendës Dekane për Marrëdhëniet me Intitucionet dhe Publikun pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit. 2005-2008 ka përfunduar studimet universitare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës në “Inxhinieri Teknologji Agroushqimore”. Në vitin 2010 ka përfundon studimet Master Shkencor në “Inxhinieri Teknologji Agroushqimore”. Ka fituar gradën Doktor Shkencash në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore” në Mars 2015. 2013-2014 ka kryer punë kërkimore në kuadër të studimeve të doktoratës,  pranë University of Applied Sciences of  Western Switzerland, Changins Engineering School, Zvicër.
Që prej 2017 është Drejtues i Grupit Mësimor Kërkimor i “Inxhinierisë së Përpunimit të Ushqimeve”. 2016- zgjidhet anëtare e Komisionit te Sigurimit te Cilesise, Programeve te Studimit dhe Kerkimit Shkencor në FBU. 2019 – drejton grupin e vlerësimit të brendshëm për akreditimin e programeve të studimit në FBU.  Prej 2010 është lektore e disa moduleve inxhinierike pranë Fakultetit të Bioteknolgjisë dhe Ushqimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) si në nivelin Bachelor si a) Teknologjia e Prodhimit të Pijeve Joalkoolike dhe Ujit” b) Bazat e transmetitmit në Industrine Ushqimore c) Procese Themelore ne Industrine Ushqimore ashtu dhe në nivel Master a) Inxhinieria e Proceseve Biokimike.

Ka realizuar trajnime dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit (Gjermani, Hollande, Zvicer, Turqi) në fushën e përpunimit të ushqimeve, të sigurisë ushqimore etj. Zotëron kualifikimin Internal Auditor për sistemin ISO 22000:2018. Ka marrë pjesë dhe është koordinatore e projekteve të ndryshme në fushën e përpunimit dhe zhvillimit të produkteve.  Ka realizuar disa studime në fushën e inxhinierisë dhe përpunimit të produkteve ushqimore, optimizimin e proçeseve etj. Është autore e parë dhe bashkëautore e punimeve shkencorë të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtar.

Edukimi

PhD, “ Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjise”,   Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, 2015
Master Shkencor në  Inxhinieri Agroushqimore, Profili Teknologji Agroushqimore”, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, 2010
Bachelor në  Inxhinieri Agroushqimore, Profili Teknologji Agroushqimore”,  Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë , 2008
 

Lëndët  :
Teknologjia e Pijeve Joalkoolike dhe Ujit
Teknologji Ushqimore II
Inxhinieria e Proceseve Biokimike
Bazat e Transmetimit ne Teknologji Ushqimore
Procese Themelore ne Teknologji Ushqimore

Interesat kërkimore  
Optimizimi i proceseve te perpunimit te ushqimeve| Teknologjite e reja ne prodhimin e pijeve joalkoolike | studimi i karakteristikave kimiko fizike te produkteve ushqimore nga varietete autoktone (vere, vaj ulliri ect).

Shkarko CV