Pedagog

 

Prof. Asoc. Dr. Arben KAMBO

Pedagog

E-mail: akambo@ubt.edu.al


Ai është Profesor pranë Departamentit të Matematikës dhe Informatikës në Universitetin Bujqësor të Tiranës prej vitit 2015. Titullin “Doktor” e ka fituar në vitin 2012 në UBT në fushën e Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

Ka përfunduar kualifikimin pasuniversitar ne vitin 2002 në fushën e ekonomisë dhe politikave agrare me fokus zhvillimin ekonomik të Zonës Malore të Shqiperisë. Ka një përvojë të gjatë pune në sistemin fiskal si dhe doganat, kryesisht në lidhje me kontrollin aposterior, vlerësimin, analizën e sistemeve  të kontrollit dhe menaxhimit të riskut. Ka kryer kualifikim pasuniversitar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe shërben si eksepert në fushën e menaxhimit dhe vlerësimit të tregut të pasurive të paluajtshme. Është lektor për lëndën Statistike dhe Statistike Biznesi në Fakultetin e Ekonomise dhe Agrobiznesit në UBT. Ka kontribuar në disa fusha si: analiza të zhvillimit ekonomik të zonës së Korçës, analiza e rolit dhe vlerësimi i humbjes familjare të ushqimit në zonën urbane në nivel kombëtar, analizën e tregut të apartamenteve në qytetin e Tiranes, informalitetin, shmangien fiskale dhe rolin e politikave fiskale, konsumin dhe faktoret makroekonomike lidhur me të, remitancat dhe roli i tyre në zhvillimin ekonomik të vendit, përdorimin e modeleve të eficiences në analizën e faktorëve të prodhimit në sektorin bujqësor,sigurinë ushqimore etj.

Ka botuar një monografi,një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencore dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombetare.Ka marrë pjese ne një sërë projektesh me Universitete të ndryshme partnere nga vende të BE-së.Ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit.Ka një përvojë në mësimdhënie prej 14 vitesh.