Aspektet e kërkimit Shkencor

Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar (DSHPV)

 

DSHPV ka në përbërje të tij disa laboratore të cilat përdoren për qëllime didaktike, kërkimi dhe diagnostike. Në vijim po paraqesim kontributin e tyre në realizimin e analizave laboratorike, duke përdorur teste mikrobiologjike, serologjike  molekulare dhe fiziko-kimike.

 

Analiza Laboratorike

 

  • Laboratori i Sëmundjeve Infektive të Kafshëve (LSIK)

 

LSIK operon mbi bazën e procedurave standarde. Ai përdor metoda të validuara dhe instrumenta të kalibruara. Rezultatet e fituara në të t janë konfirmuar në laboratorët reference ndërkombëtare, falë  bashkëpunimit të ndërsjelltë me të. Ky bashkëpunim ka avancuar në publikimin e artikujve shkencor në revista të indeksuara jashtë dhe brënda vendit.

LSIK operon për kryerjen e analizave me metoda mikrobiologjike për zbulimin e agjentëve që kërkojnë nivel biosigurie II (BLS-II), izolim, ngjyrim, identifikim dhe testin e antibiogramës

LSIK përdor gjithashtu metoda të Polarizimit Fluoreschen (FPA- Flourescent Polarization Assaypër zbulimin e antitrupave kundër Brucella abortus, Brucella melitensis dhe Brucella suis. Testi është  i sigurtë dhe aplikohet në shumë specie kafshësh madje edhe mbi mostrat humane, aprovuar nga USDA, BE, O.I.E, dhe shumë autoritete të tjera. Përdoret: si test scrining dhe konfirmues, (gjak, serum, plazëm, qumësht). Metoda është e shpejtë, sensitive dhe specifike. Rezultatet e testit  mundësojne diferencimin e kafshëve të infektuara nga ato të vaksinuara, si edhe japin indikacione të bazuara në evidencë mbi specien e brucelës që qarkullon në popullatë/tufë dhe potencialin e ekskretimit bazuar në titrat e antitrupave. FPA është përdorur në këtë laborator edhe për diagnostikimin e Anemisë infektive të njëthundrakëve (EIA ★ FPA™) si dhe për diagnozën e tuberkulozit në gjedhë (TB ★ FPA™).

LSIK përdor metodën ELISA, me sero-survejancën, monitorimin postvaksinal si edhe për vlerësimin e prevalencës te një infeksioni/sëmundjeje, në nivel individi apo tufe. LSIK ka kryer testime serologjike për disa sëmundje infektive si: Bruceloza, Tuberkulozi i gjedhit, Gjuha blu, Diarreja Virale e Gjedhit, Paratuberkulozi, Rinotrakeiti infektiv i gjedhit si dhe ka kryer monitorime postvaksinale për sëmundjen brucelozë dhe dermatozë nodulare (në kuadër të një projekti HORIZON 2020) etj.

LSIK përdor Testin e  Aglutinimit në lamë, psh. Testi Rose Bengal: metodë e shpejtë serologjike për qëllime screening për brucelozën në gjedh dhe të imta.

LSIK kryen  analizimin e  mostrave me  metodën PCR konvencionale dhe miniPCR.

Metoda konvensionale PCR (polymerase chain reaction) dhe Metoda miniPCR: metoda gjerësisht të përdorura në mjekësinë veterinare për qëllime kërkimore e diagnostike. Metodat aplikohen në inde, fluide, ekskrecione, izolate të kulturave të ndryshme mikrobike  etj, për një gamë të gjërë sëmundjesh mikrobike përfshi brucelozën, plasjen, tuberkulozin e gjedhit, paratuberkulozin, dermatozën nodulare të gjedhit, IBR, BVD, klamidiozën, salmonelozat..etj.

 

  • Laboratori i Kontrollit të Ushqimeve me Origjinë Shtazore (LKUOSH)

 

LKUOSH e kryen këtë funksion përmes njësivë të veta kërkimore dhe didaktike. Ky laborator mundëson kryerjen e disa analizave mbi mostra të qumështit dhe nënproduketeve tet tij, mishit dhe nënsprodukteve te tij, vezëve, etj.

Metodat kryesore me të cilat operon LKUOSH janë metodat mikrobiologjike, molekulare dhe ato fiziko kimike. Në sajë të testeve mikrobiologjike arrihet të zbulohet ngarkesa e përgjithshme mikrobike(numërimi i aerobëve mezofile NPM)  në miproduktet me origjine shtazore.

Po kështu me këtë metodë mundësohen të zbulohen edhe disa patogjenë present në ushqimet me origjinë shtazore si psh Salmonella spp (zbulimi i shkaktarit përmes teknikës së kultivimit në pjatë). E njëjta metodologji përdoret si më sipër edhe për mostra të qumështitit të freskët dhe atij të trajtuar termikisht.

Teknikat mikrobiolgjikeike përdoren gjithashtu për zbulimin e ngarkesës mikrobike edhe në mjediset e punës, mjete e punës dhe personelin punonjës. Psh (përdorimi i Tamponit/sfungjer ambjental për numërimin e Escherichia coli ß-glukuronidaze-positive. Metoda mikrobiologjike sikurse më sipër ka gjetur përdorim edhe në rastin e testimit mikrobiologjik të vezëve (vezë e lëngshme, vezë pluhur)

Në LKUOSH përdoren edhe teknika diagnostike të biologjisë molekulare , bazuar në zbulimin e fragmenteve të materialit gjenetik të patogjenëve( Bakteriale dhe viralë) present në UOSH. Në këtë drejtim është punuar për zbulimin e patogjenëve si Brucella spp në dhe Tuberculosis spp në qumështin e lopëve, etj. Metodat e biologjisë molekularë janë përdorur edhe për zbulimin e fallsifikimeve në mishin e përpunuar .

Metodat fiziko kimike janë përdorur kryesisht për zbulimin e treguesve fiziko kimike në qumështin e lopëve përmes milko scanerit si dhe zbulimin e qelizave somatike me anë të DeLaval.

Po kështu ky laborator përdor edhe metoda të shpejta screening për zbulimin e mbetjeve antibiotikëve në qumësht

 

  • Laboratori i Higjinës së Veterinare (LHV)

Përmes testeve të shpejta mundëson kryerjen e analizave të ujit që përdorin fermat blegtorale Matjet kryesore janë  nitritet,nitratet,fortesia e ujit, Cl I lirë.

 

  • Laboratori  Mikrobiologjisë Veterinare

 

LMV kryen analiza për Identifikimin e Stafilokokëve,  Salmonelave, Streptokokëve e Escherichia coli, Listeria monocytogenes, Bacilevve, Clostrideve Myqeve dhe Majave

 

  • Laboratori i Sëmundjeve të Kafshëve të Egra dhe Bletës (LSKEB)

LSKEB kryen  analiza identifikuese për sëmundjet parazitare tek bletët

LABORATORI I SIGURISË USHQIMORE

 

 

Nr Përshkrimi i Analizës/Shërbimi Vlera në Lek
1 Mish i freskët nga kafshët (gjedh, dele, dhi, derr, shpend, kuaj, lepuj dhe kafshë/shpendë *Numërimi i NPM aerobë m e teknikën “Numërim Mikrobik të Përgjthshëm” 1500
2 Mish i ngrirë nga kafshët (gjedh, dele, dhi, derr, shpend, kuaj, lepuj dhe kafshë/shpendë (Zbulimi i Salmonella spp. m e kultivim) 4000
3 Qumësht lope, dhie, dele, buallice i trajtuar termikisht me  pasterizim (Numërimi i NPM enterobakterie me teknikën “Numërim Mikrobik të Përgjthshëm”)  

1300

4 Qumësht lope, dhie, dele, buallice i trajtuar termikisht me UHT dhe produkte qumështi të lëngeta të sterilizuara Numërimi i NPM aerobë m e teknikën “Numërim Mikrobik të Përgjthshëm” 1500
5 tampon/sfungjer ambjental në tabilimente prodhimi Numërimi i Escherichia coli ß-glukuronidaze-positive m e teknikën “Numërim Mikrobik të Përgjthshëm” 1500
6 Tampon/sfungjer ambjental në stabilimente prodhimi Numërimi i NPM enterobakterie me teknikën “Numërim Mikrobik të Përgjthshëm” 1200
7 Vezë e përpunuar, ushqim me bazë vezë të ngrurtë, vezë pluhur Numërimi i NPM enterobakterie me teknikën “Numërim Mikrobik të Përgjthshëm” 1300
8 Vezë e plotë Zbulimi i Salmonella spp. me kultivim 4000
9 Matja e peshes specifike në qumesht 500
10 Matja e aciditetit në qumesht 500
11 Matja e yndyres në qumesht 1000
12 Matja e qelizave somatike në qumesht 1500
13 Matja e mbetjeve të antibiotikëve në qumesht 1500

*Testi ELISA për rastet mbi 20 mostra vlera është e negociueshme

 

HIGJENA VETERINARE

 

Nr Pershkrimi i Analizes/Sherbimi Vlera në Lek
Analiza kimike te ujit
1 Ph 500-1000
2 Fortësia 500-1000
3 Nitritet 500-1000
4 Nitratet 500-1000
5 Fosfatet 500-1000
6 Klori i lire 500-1000
7 Matja e nivelit të gazeve të demshem në stalle me pompe drager (dioksid karboni, amoniak, gaz sulfuror etj. 500-1000