Lektore 

Prof. Asoc. Dr. Blerina ZANAJ

Lektore

E-mail: bzanaj@ubt.edu.al

Prof.Asoc Universiteti Bujqesor i Tiranes, 2020

PhD, Ne Shkencat Inxhinjerike, Universita Politecnica delle Marche, Itali, 2013

M aster Shkencor në Inxhinjerin e Telekomunikacioneve, Universiteti Politeknike i Tiranes, 2008

Bachelor ne Inxhinjerin e Telekomunikacioneve, Universiteti Politeknike i Tiranes, 2005

Është pedagoge në Departamentin e Matematikë Informatikës të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 6 vitesh.

Ka fituar gradën Prof.Asoc pranë Universitetit Bujqësorë të Tiranës që nga Janari 2020. Mban gradën “Doktor i Shkencave” që nga Shkurti 2013 ku i ka zhvilluar dhe përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin Politecnica delle Marche, Ancona Itali. Më pas ka punuar si kërkues për gjashtë muaj pranë Departamentit të Inxhinjerisë së Informacionit, në Universitetin e La Sapienza në Romë.  Ajo është e specializuar në fushën e Përpunimit të Sinjaleve, Rrjetat e Sensorëve dhe simulimet e bëra për dizenjimin e algoritmeve të ndryshme të komunikimit midis nyjeve të rrjetit, Sistemet IoT.

Është kordinatore në modulet e Sigurisë së Sistemeve dhe Rrjetave, Inxhinjerimit Software.

Ka eksperiencë si instruktor për Sistemet e Shfrytëzimit veçanërishtë Linux në kurse pasuniversitare të kryera për DEKRA dhe Harry Fultz. Ka eksperiencë si Administrator Sistemi përvojë pune e fituar gjatë kohës që ka punuar në Departamentin e IT-së për Vodafone Albania (2008-2010).

Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autor dhe bashkëautor në një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Lendët

Modelim Biznesi, Sistemet e Shfrytezimit, Informatike, Siguria e Sistemeve te Informacionit, Sistemet e Perpunimit te Informacionit, Siguria ne Rrjeta, E commerce dhe E business.

Kerkimet Shkencore

Perpunimi i Sinjaleve te radareve UWB per nxjerrjen e parametrave jetesor te njeriu, Simulimin me rrjetat e sensoreve wireless per konfergjencen e rrjetit, IoT dhe sistemet dhe komunikimet e te dhenave.