Qëllimi i programit të praktikave është të aftësojë studentët me përvojë pune, duke zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, akademike dhe personale.
Kjo është thirrje nr.VIII e PKPP dhe kordinohet ndërinstitucionalisht nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Në këtë program mund të marrin pjesë të rinjtë profesionistë të moshës 21-26 vjeç, të cilët minimalisht duhet të kenë përfunduar ciklin e parë të studimeve “Bachelor".
Në fund të praktikës të rinjtë do të pajisen me certifikatë.
Për të rinjtë e interesuar, aplikimi pas hapjes së thirrjes do të bëhet online në website-n vijues: https://praktika.riniafemijet.gov.al duke filluar nga data 1 qershor.