Është laboratori i vetëm në llojin e tij në Shqipëri që bën të mundur analizimin e të gjithë materialit bimor për diagnostikimin e dëmtuesve të zakonshëm dhe ato objekte karantinore, si kërkesë permanente e institucioneve të Bashkimit Europian. Gjithashtu, diagnostikimi i dëmtuesve i realizuar nga ky laborator krijon mundësinë për implementimin me sukses të skemës së çertifikimit të farave dhe fidanëve në vendin tonë.
Ky laborator bën të mundur:
- përcaktimin e dëmtuesve për kulturat që janë potencial për eksporte, siç është rasti i patates apo perimeve etj
- ofrimin e shërbimit për fermerët jo vetem duke diagnostikuar por edhe duke rekomanduar implementimin e metodave dhe teknikave të përshtatshme e të përputhshme për të patur prodhim të qëndrueshëm,
- krijimin e një ambienti bashkëkohor për implementimin e aktivitetit kërkimor shkencor të studentëve të mbrojtjes së bimëve dhe të gjithë stafit të departamentit.
Tashmë ky laborator realizon analizat e akredituara për:
-materialet bimore mollë, dardhë, ftua bëhet diagnostikimi i erwinia amylovora përmes testit serologjik Immunofluo rescence bazuar në standartet e EPPO( Organizata Europiane e Mbrojtjes së Bimëve),
-për domate dhe speciet e tjera të familjes solanceae bëhet diagnostikimi i Clavibacter michiganensis përmes testit serologjik,
-për pataten bëhet diagnostikimi ralstonia solanacearum përmes testit serologjik si dhe diagnostikimi i synchytrium,
-për herë të parë në vendin tonë krijohet mundësia e diagnostikimit globodera në patate përmes identifikimit morfologjik si dhe diagnostikimit të krahëbardhës bemisia tabaci në kulturat perimore.
Realizimi i këtyre analizave të akreditura do të krijojë mundësinë e zonave të lira në patate si potencial i mundshëm për eksportimin e saj në vendet e Bashkimit Europian.
Video Akreditimit
Video Akreditimit