Asambleja Akademike e UBT 2022-2023


Në kuadër të mbylljes së këtij viti, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka zhvilluar Asamblenë Akademike me gjithë stafin akademik, ndihmës akademik dhe administrativ.

Pas një pune të gjatë disa mujore dhe pas analizës sasiore dhe cilësore të kësaj veprimtarie, Rektori i UBT mbajti mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë Akademike për vitin që po lëmë pas.

Rektori Sallaku bëri një pasqyrim të detajuar të të gjithë punës së fakulteteve, drejtorive dhe zyrave të Universitetit, vështirësitë e hasura, sukseset e arritura etj.

Gjatë Asamblesë u diskutua edhe për problematikat që vihen re aktualisht në veprimtarinë e Universitetit, mundësitë për përmirësim, qasja drejt risive, objektivat dhe prioritetet e së ardhmes dhe fokusimi drejt ndërkombëtarizimit.

Më 23 nëntor 2022, ora 18.00, në Destil Creative Hub, Tiranë do të zhvillohet trajnimi për aftësitë dixhitale të punës në ekonominë e gjelbër dhe blu.