Kampionati Kombëtar Universitar në Ping-Pong
Në datat 19-20 Janar 2023, në ambjentet e pallatit të sportit Asllan Rusi, Federata Shqiptare e Sporteve Universitare dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, zhvilloi Kampionatin Kombëtar Universitar të Ping Pongut. Në aktivitet morrën pjesë rreth 60 studentë sportistë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë. Universiteti Bujqësor i Tiranës, u përfaqësua me tre studentë sportistë në sportin e Ping Pongut të cilit ishin Ervin ÇERAJ, Aren RAMAJ dhe Aridon RAMAJ të cilët i përkasin Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit. Për universitetin tonë është hera e parë që marrim pjesë në këtë disiplinë sportive për meshkuj. Duhet theksuar fakti që kampionati ishte shumë cilësor si për infrastrukturën, pjesëmarrjen dhe cilësinë sportive të studentëve. Në fund të kampionatit, Universiteti Bujqësor i Tiranës zuri vendin e dytë (nënkampion të Shqipërisë), ndërsa vendin e parë e zuri studenti Sadush Tosuni, nga Unversiteti Aleksandër Xhuvani (Elbasan), i cili është kampion kombëtar për të disatin vit dhe që do përfaqësojë shqipërinë në Kampionatin Botërror të Sporteve Universitare që do zhvillohen nga 28 korriku deri më 8 gusht 2023 në Kinë (Chengdu).
Thirrje për grante për pjesëmarrje në eventin e specialistëve të ujit Prince Sultan