Kompania ‘MEGATEK sh.a.’ ofron praktikë profesionale për studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit
Presidenti i kompanisë ‘MEGATEK sh.a.’, Z. Dionis Teqja, prezantoi për studentët e hortikulturës, arkitekturës së peizazhit, kopshtarisë, agronomisë dhe agromekanizimit projektin e ‘Garden Center’ që do të ngrihet në sheshin e parkingut të MEGATEK, ku do të ekspozohen mbi 500 lloje bimësh zbukuruese, një mjedis i mbrojtur me klimë të kontrolluar, me shërbime  më të avancuara të kopshtarisë.

Për studentët e kopshtarisë u dakordësua  zhvillimi i praktikës profesionale një ditë në javë pranë kompanisë, përfshirë dhe transportin, ndërsa për studentët e programeve bachelor do të zhvillohet në 5 javët e fundit të semestrit.

Z. Teqja motivoi studentët që të mos mendojnë emigrimin por të rrisin përpjekjet dhe motivimin për studime, veçanërisht në hortikulturë, pasi perspektiva për të krijuar të ardhura të kënaqshme është shumë e lartë.

Rektori i UBT, Prof.Dr. Fatbardh Sallaku, pasi vlerësoi bashkëpunimin me MEGATEK dhe mbështetjen konkrete prej saj,  mori përsipër të bëjë ndryshimet e nevojshme në kurrikul për ata studentë që do të zgjedhin një formë studimesh duale duke punuar pranë MEGATEK dhe duke studiuar.
Asambleja Akademike e UBT 2021-2022