Panairi Work & Study në Tiranë

Për gjithë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës të diplomuar së fundmi apo që diplomohen këtë vit akademik (Bachelor dhe Master) dhe që janë të interesuar për intership apo punësim në kompani të rëndësishme në vend, Universiteti Bujqësor i Tiranës i fton të bëhen pjesë e panairit "Ditët e Informimit të maturantëve dhe Work&Study", në datat 3-4 Prill në në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Zyrat e Karrierës dhe Alumni të fakulteteve të UBT, duke synuar të përmbushin maksimalisht objektivin e punësimit të studentëve të tyre, bëjnë me dije se do të koordinojnë veprimtarinë e studentëve gjatë ditëve të panairit duke ndërmjetësuar kontaktin me bizneset për të qenë sa më afër realizimit të nevojave të tyre.

UBT i bën thirrje studentëve të marin me vete një CV për të prezantuar veten e tyre dhe të shfrytëzojnë mundësitë e punësimit që do të ofrohen nga 50 kompanitë pjesëmarrëse në panair, të konsideruara lider në treg në sektorët më të suksesshëm të ekonomisë së vendit.

Po ashtu, thirrja shkon edhe për të gjithë maturantët e qytetit të Tiranës që të afrohen në stendën e UBT për t’u njohur më tepër me programet e studimit dhe mundësitë e shumta që Universiteti Bujqësor posedon për të ndërtuar një karrierë të suksesshsme.

Bëhuni pjesë e një universi unik dijesh që ofron njohuri në fushën e bujqësisë dhe mjedisit, bioteknologjisë dhe ushqimit, ekonomisë dhe agrobiznesit, shkencave pyjore dhe mjekësisë veterinare.

Zgjidh UBT, Universitetin e jetës!

Takim me delegacionin Bullgar