Prof. Pashko Camaj nga William Paterson University, USA mbajti në Universitetin Bujqësor të Tiranës një leksion të hapur me temë " Shkencat e shëndetit mjedisor"

Ai foli lidhur me elementët toksikë që mund të gjenden në natyrë, vlerësimi i riskut, ndikimi në organizmin e njeriut dhe mënyrat e parandalimit.

Për studentët e UBT, si njohës të  mirë të sektorit bujqësor, Prof. Camaj bëri apel që  tju injektojnë edhe njerzve të tjerë kujdesin ndaj mjedisit dhe natyrës që na rrethon. Sa më shumë të kujdesemi për ajrin, ujin e tokën aq më i shëndetshëm do jetë edhe organizmi ynë, sepse do të thithim ajër pa helme dhe do ushqehemi me produkte më cilësore pa elementë të dëmshëm në to. 

Ai pëmendi shembuj të ndryshëm nëpër botë, përfshirë edhe studimet e tij për plumbin, që veprimtari të ndryshme njerëzore kanë sjellë prodhimtari të kimikateve të ndryshme në mjedis, të cilët në forma të ndryshme ( nëpërmjet ajrit, ujit, bimës apo gjallesave) futen në sasi të ndryshme në trupin tonë duke përbërë rrezik për prani toksinash në trup. 

Sasia e ndryshme e toksinave në trupin e njeriut ka ndikime dhe efekte të ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Ndaj, Prof. Camaj theksoi se duhet të kemi shumë kujdes me veprimtaritë tona të përditshme pasi natyra ka gjithmonë nevojë për profesionistë të fushës që kujdesen për të dhe ne do të kemi gjithnjë nevojë për një natyrë sa më të shëndetshme. 

Universiteti Bujqësor i Tiranës pjesë e dialogut mbi Politikat dhe Udhërrëfyesin për Rezistencën Antimikrobike (AMR) në Shqipëri