Profesorë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës morën pjesë në takimin e parë të njësisë studimore “Pasuritë ujore" të zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Një grup pedagogësh dhe profesorësh nga Universiteti Bujqësor i Tiranës morën pjesë në takimin e parë të njësisë studimore “Pasuritë ujore" të zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Në këtë platformë gjithëpërfshirëse për sektorin e ujërave mbajtën fjalën e tyre Z.  Besnik Baraj, Drejtues i Njësisë Studimore; Z. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave; Znj. Roza Allabashi, University of Natural Resources and Life Sciences, Vienna etj. 

Më tej, Zëvendës Rektorja për Shkencën dhe Projektet, Prof. Asoc. Erinda Lika foli për rolin e Universitetit Bujqësor në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore në Shqipëri.

Disa tematika të tjera që u trajtuan gjatë takimit ishin: 
-Roli i Akademisë (Njësisë) si faktor evidentimi, integrimi dhe partneriteti i kapaciteteve shkencore, 
-Ujërat nëntokësore të Shqipërisë, rëndësia dhe problematikat e tyre, 
-Menaxhimi i ujërave në rajon, si në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut,
-Rrjeti i monitorimit të cilësisë së ujërave sipërfaqësore. Identifikimi dhe 
rekomandimet në mbrojtje të mjedisit, 
-Përgjegjësitë dhe rëndësia e cilësisë së ujit të pijshëm, 
-Rëndësia e njohjes dhe ruajtjes së pasurive 
ujore etj.
Takimi u zhvillua me pjesëmarrje fizike dhe online   në platformën ZOOM. 
Workshopit shkencor "Gjendja aktuale dhe sfidat e integrimit në BE për certifikimin e fidanëve të drufrutorëve autoktonë në Shqipëri"