Sesion informues mbi projektin e segmentit hekurudhor Tiranë-Durrës

Në Universitetin Bujqësor zhvillohet një takim mbi përdorimin e sigurt dhe avantazhet e transportit hekurudhor në vend me ekspertët e projektit që po zbatohet nga HBMC, përkatësisht Agron Hetoja, Menaxher i Projektit dhe Brikena Tare, Eksperte e Sigurisë në Transport.

Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës informuese me grupe të ndryshme interesi, ku Universiteti Bujqësor i Tiranës me stafin dhe studentët e tij është një nga grupet më aktivë të interestit për shkak të shtrirjes së linjës hekurudhore dhe benefiteve që ata do të marrin prej zbatimit të këtij projekti.

Krahas prezantimit të objektivave primare të projektit rreth përmirësimit të infrastrukturës së transportit hekurudhor, ekspërtet ofruan shpjegime dhe këshilla teknike në lidhje me përparësitë dhe sigurinë e transportit hekurudhor në Shqipëri, sistemin e mbrojtjes dhe sinjalistikës në vendkalimet e autorizuara si dhe rregullat bazë që duhen ndjekur nga përdoruesit e transportit hekurudhor.

Projekti “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Promovimin e Transportit të Qendrueshëm Hekurudhor në Shqipëri” financohet nga BERZH dhe mbështet shoqërinë publike Hekurudha Shqiptare sh.a. për rehabilitimin e segmentit hekurudhor Tiranë-Durrës dhe degëzimin e ri hekurudhor drejt Aeroportit të Rinasit.


Studentët e FBM takim të hapur me Ambasadorin e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë