Në Universitetin Bujqësor të Tiranës organizohet takimi vjetor i Projektit BETTER - COST ACTION CA 20103 “Biosecurity Enhanced Through Training Evaluation and Raising Awareness” në bashkëpunim edhe me Akademinë e Shkencave.
Ky projekt synon të trajtojë çështjet thelbësore që lidhen me përmirësimin e biosigurisë në fermat e ndryshme blegtorale duke zbatuar arritjet më bashkëkohore të shkencës dhe inovacionit.
Ky takim u zhvillua si një platformë ku u bashkuan ekspertët, studiuesit, profesionistët e industrisë dhe politikëbërësit, për të shkëmbyer njohuritë dhe eksploruar strategji novatore për trajnimin, vlerësimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e biosigurisë në fermat blegtorale të kafshëve.
Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë takim ishin:
- Prezantime shkencore nga ekspertë të njohur në fushën e biosigurisë në fermat blegtorale,
- Diskutimet mbi avancimet më të fundit në teknikat e trajnimit dhe vlerësimit të programeve të biosigurisë,
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe praktikave më të mira të punës në ferma,
- Krijimi i rrjeteve të profesionistëve për të nxitur bashkëpunimin dhe partneritetin,
- Prezantime posterash që tregojnë kërkime të fundit në fushën e biosigurisë
- Diskutime dhe shkëmbime mendimesh dhe eksperiencash shkencore e profesionale midis pjesmarrësve.
Për më shumë linku në vijim: