UBT partner në Projektin "AMORE-AL" pjesë e Programit APPEAR (Programi i Partneritetit Austriak për Zhvillim në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor)

U zhvillua në Universitetin Bujqësor të Tiranës gjate periudhes 6-7 Mars 2024 Kick off meeting, (takimi i pare hapes) në kuadër të projektit "AMORE-AL "Assessment of Pollutant Emissions to support River Basin Management in Albania according to the EU Water Framework Directive” financuar nga Austrian Development Cooperation APPEAR.

këtë takim morën pjesë Rektori i UBT Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, koordinatori i projektit Prof. Dr Seit Shallari dhe stafi i projektit nga UBT, si dhe Prof. Thomas Ertl, Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës (BOKU) si Lead Partner i këtij projekti, Prof. Matthias Zessner nga Universiteti TU Wien, Institute of Water Quality and Resource Management dhe Prof. Dr. Stephan Fuchs, Drejtues I Institutit Teknologjik Karlsruhe, Instituti për Ujërat dhe Mjedisin, ne Karlsruhe Gjermani si dhe shume perfaqesues te Agjencive qe merren me trajtimin e ceshtjeve te ujit ne Shqiper si AMBU, AKUM, AKM, Bashkia Tirana, etj.

Projekti do të zbatohet gjatë periudhës 2024-2026 (36 muaj) nga një konsorcium i përbërë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës (BOKU), Universiteti TU Wien dhe Instituti Teknologjik (KIT), Karlsruhe, Gjermani.

Modeli MORE (Modeling of Regionalized Emmissions), është një nga modelet me efektive te hartuara dhe perdorura ne te gjithe vendet e zhvilluara ne BE sot ne lidhje me ceshtjet e menaxhimit te ujit. Aktualisht përdoret në Gjermani, Austri dhe Luksemburg për përmbushjen e detyrimeve të raportimit të BE-së dhe strategjinë e planifikimit ne kete sektor.

MORE është një model empirik që lidh një sërë parametrash të pellgjeve lumore dhe llogarit inputet e rajonalizuara dhe specifike ne ujërat sipërfaqësore.

Nepermjet implementimit per here te pare te ketij Modeli ne Shqiperi, UBT behet institucioni Leader ne fushen e menaxhimit te ujit, duke i ardhur ne ndihme autoriteteve që merren me menaxhimin e ujërave në Shqipërië ne kuader te përmbushjes se kërkesave dhe detyrimeve qe Shqiperia ka në lidhje me monitorimin e sasisë/cilësisë së ujit në kuadrin e zhvillimit, përgatitjes dhe zbatimit të planeve të menaxhimit të pellgjeve lumore (RBMPs), siç kërkohet për zbatimin e direktives kuader te ujit (WFD) të BE-së.
Së bashku për Universitetin Bujqësor të së ardhmes☘️


Dhurim gjakut në UBT