Universiteti Bujqësor i Tiranës pjesë e Kampionatit Ndërkombëtar Studentor “25th PCU Game”

Universiteti Bujqësor i Tiranës, duke patur objektiv mbështetjen e aktiviteteve sportive studentore si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për të tretin vit, u paraqit me ekipin e tij të basketbollit në Kampionatin Ndërkombëtar Studentor “25th PCU Game”.

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës që përbëjnë ekipin e basketbollit pjesëmarrës në kampionat, drejtuar nga Prof. Asoc. Dritan Laçi-Presidenti i Shoqatës së Sporteve në UBT, janë: Emiliano Gjore (FEA), Ergis Murto (FEA), Endri Çelmeta (FEA), Rei Merkaj (FEA), Juxhin Ferko (FMV) dhe Rajen Elezaj (FBU).

Kampionati “25th AP|PCU University Games” i zhvilluar në Antwerp të Belgjikës, ka për qëllim të jetë një përvojë unike sportive studentore, e hapur për të gjitha universitetet dhe Institucionet e Arsimit të Lartë në mbarë botën, ku bën pjesë edhe UBT, me theks në vlerat e Panathlon të Fair Play dhe miqësisë universale.

Prej 3 vitesh, Universiteti Bujqësor i Tiranës i ka dhënë rëndësi edhe klubeve sportive studentore, ku sot kemi tre skuadra përfaqësuese basketboll (M), volejboll (F) dhe futsalle (M).

Universiteti Bujqësor fron studentët e tij të angazhohen në aktivitete të tilla sportive për të përmirësuar aspektin fizik, social dhe kulturor të tyre, përveç aftësimit profesional pranë UBT.


Universiteti Bujqësor i Tiranës merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Delegacioni i BE-së në Tiranë në kuadër të festimeve të “Javës së Evropës 2024”