Universiteti Bujqësor mbyll me sukses Panairin “Ditët e Informimit të Maturantëve”

Prej ditësh UBT ka qenë pjesëmarrës me stendën e tij nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë duke informuar maturantët për programet e studimit që ofrohen në këtë universitet, kriteret e pranimit, akomodimin, bursat e studimit, degët prioritare, diplomat duale dhe gjithë shërbimet e tjera që posedon.

Jemi të lumtur për interesin e madh të shprehur nga maturantët për të njohur UBT. Stafi i UBT ka qenë gjithmonë i gatshëm për të informuar dhe këshilluar maturantët për ndjekjen e studimeve universitare në UBT dhe për të patur një punësim të sigurt e një karriere të ndritur.

Së fundmi panairi u ndal prej dy ditësh në qytetin e Tiranë, ku përveç informimit të maturantëve mbi UBT, studentët tashmë pjesë e UBT patën mundësinë të integroheshin në komunikim me biznese e kompani të ndryshme në vend për të mundësuar përfshirjen e tyre në praktika profesionale apo punësim.

Panairi u vizitua gjithashtu edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu; Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Z. Nikolin Jata; Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Z. Klevis Hysa etj.

Universiteti Bujqësor i Tiranës e ka gjithmonë të hapur ftesën për maturantët që të bëhen pjesë e UBT, një universi unik dijesh që ofron njohuri në fushën e bujqësisë dhe mjedisit, bioteknologjisë dhe ushqimit, ekonomisë dhe agrobiznesit, shkencave pyjore dhe mjekësisë veterinare.

Zgjidh UBT, Universiteti i jetës!

Leksion i hapur me Tea Sinamati