Prof. Anna Mazurek-Kusiak zhvillon cikël leksionesh me studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Prof. Anna Mazurek-Kusiak, eksperte me përvojë të gjerë në fushën e turizmit dhe marketingut të destinacioneve nga Universiteti i Shkencave të Jetës në Lublin (Poloni), realizoi një cikël leksionesh me studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Aktiviteti u koordinua nga Prof. Asoc. Edmond Kadiu.

Leksionet u fokusuan në tema bashkëkohore dhe me rëndësi praktike për zhvillimin e sektorit të turizmit, me theks të veçantë në:

- Brandimin e destinacionit turistik – me fokus në rolin e Inteligjencës Artificiale dhe marketingut të eventeve në promovimin efektiv të rajoneve turistike.

- Produktet inovative të turizmit rural – duke trajtuar marketingun e ngjarjeve si një metodë moderne dhe efikase për promovimin e destinacioneve rurale.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të kurrikulës dhe fuqizimit të përvojës akademike të studentëve shqiptarë në fushën e turizmit dhe marketingut.

Krenarë që studentët tanë të formuar profesionalisht ndër vite nga ky Universitet, sot prezantojnë arritjet e punës së tyre