Ftojmë studentët të bëhen në një grup me tre persona dhe t'i bashkohen eksperiencës unike në të cilën do të marrin pjesë të rinj nga 60 shtete të botës. Çmimi konsiston në një udhëtim 7 ditor nëpër Europë duke e mbyllur në Berlin dhe duke përdorur si monedhë kanaçe Red Bull.
Studentët, për të qenë fitues duhet të bëjnë një video deri në 60 sekonda me kontekst gazmor, artistik, kulturor, sportive etj.
Përfaqësues nga kompania Red Bull do të jetë e pranishme ditën e enjte, datë 29 shkurt, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku mund të drejtoheni pranë stendës së tyre për më tepër informacion mbi mënyrën e aplikimit në projekt, kriteret që duhen plotësuar etj.