Forumi ekonomik studentor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Qendrën e Karrierës dhe Alumni dhe Federatën Shqiptare të Shahut organizuan në ambientet e UBT-së simultanen e dytë të shahut.
Studentja e këtij universitetit, njëkohësisht kandidate për mjeshtre në këtë sport nga federate botërore e shahut, Bruna Tuzi për rreth 2 orë luajti përballë 12 studentëve nga 5 fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Ky event u hap nga Dekani i FEA Prof. As. Maksim Meço, u përshëndet me pas nga Rektori i UBT-së Prof. Dr. Bari Musabelliu, Presidenti i Forumit Ekonomik Studentor Leons Hasani dhe pedagogë e studentë të universitet.
Qëllimi i organizimit të kësaj simultane ishte jo vetëm angazhimi i studentëve në aktivitete sportive por edhe promovimi i sportit të shahut si një sport me mjaft vlera dhe i rëndësishëm në kurrikulat mësimorë bazuar në marrëveshjet e fundit të nënshkruara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Federata Shqiptare e Shahut për përfshirjen e shahut në shkolla.
E veçanta në këtë simultane ishte pjesëmarrja gjithë përfshirëse e studentëve ku në krahasim nga viti i kaluar, këtë vit kishim pjesëmarrjen e dy studenteve femra, studente me aftësi të kufizuara dhe nga komunitete të ndryshme fetare.
Rezultatet teknike dhe interesimi i studentëve gjatë dhe në përfundim të simultanes tregojnë se sporti i shahut ka shumë më shumë dashamirës. Përballë shahistet Bruna Tuzi arriti të fitonte një student nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, 3 barazime me studentë të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe 8 studentët e tjerë u dorëzuan në fushëbetejë.