Në kuadër të projektit Erasmus +, midis Univesitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Kamerinos në Itali shpallet thirrja për aplikim për 1 student 1 për Praktikë Profesionale. Koha e qëndrimit është 5 muaj (850 euro në muaj + 360 euro për fluturim)
Për Studentët, dokumentat për të marrë pjesë në aplikim janë:
• CV në formatin Europass në gjuhën angleze
• Letër Motivimi në gjuhën angleze
• Listë notash në gjuhën angleze
• Kopje e Pasaportës
Afati i dorëzimit të dokumentave është 10 Tetor 2023, në adresën erasmusoffice@ubt. edu.al & eandoni@ubt.edu.al.