NJOFTIM PËR MOBILITET NË KUADËR TË ERASMUS + (STUDENTËT)

Në kuadër të marrëveshjes Erasmus +, midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universiteti I Shkencave të Jetës (University of Life Sciences in Lublin) në Lublin, Poloni, shpallet thirrja për aplikim për 8 mobilitete të studentëve gjatë semestrit të dytë (2024-2025).

Ftohen të gjithe studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 8.

Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;

  2. Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;

  3. Lëtër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;

  4. Kopje e skanuar e pashaportës;

  5. Dëshmi e angleze;

  6. CV në gjuhën angleze;

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:

1)    erasmusoffice@ubt.edu.al

2)    agrepcka@ubt.edu.al

3)    ikapaj@ubt.edu.al

 

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (25.09.2024) deri në datë 5 Tetor 2024.

Ju urojmë suksese!!!

Thirrje _mobilitet_std_Lublin 

NJOFTIM PËR MOBILITET TË STAFIT AKADEMIK TË FMV-së