Në kuadër të marrëveshjes Erasmus + KA 171 (2024/2025), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Maribor, Slloveni shpallet thirrja për aplikim për 1 mobilitet student per Studime dhe Trajnime të studentëve gjatë semestrit të dytë (2024-2025).
Ftohen studentët e në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 1.
Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formulari i aplikimit me Marrëveshjen e Mësimit (Learning Agreement) – ju lutemi vini re se është e detyrueshme të përdoren dokumentet qe mund te gjenden ne linkun: https://studentexchange.um.si/ (lloji i mobilitetit: CREDIT MOBILITY!). Dokumenti duhet të konfirmohet nga studenti dhe koordinatori i Erasmus+ ose personi përgjegjës në departament ose fakultet dhe koordinatori institucional i Erasmus+ ose personi përgjegjës i institucionit dërgues.*
Cdo student I interesuar mund te informohet ne lidhje me kurset permes Katalogut te Kurseve ne linkun: https://www.erasmusplus.um.si/international-students/application/course-catalogue/
- Transkrip nga sekretaria mesimore për të gjitha provimet e kaluara për të gjitha nivelet e studimit me një notë mesatare.
- Konfirmimi i njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1) në përputhje me CEFR (http://www.coe.int/t/dg4/linguistic/cadre1_en.asp). Njohja e gjuhës angleze duhet te dëshmohet me një konfirmim të verifikuar (Shtojca 1) nga një Pedagog i Lendes “Gjuhe Angleze” ne universitet (UBT) ose me një rezultat TOEFL prej 42 (IBT) ose më shumë, IELTS 4.0 ose më shumë, ose me një certifikatë tjetër ekuivalente.
- Një Deklaratë e nënshkruar për mobilitetin studentor të kryer më parë (Shtojca 2).
- Një Deklaratë e nënshkruar për vendin e qëndrimit, lindjen dhe shtetësinë (Shtojca 3).
- Një Letër Motivuese deri në 1 faqe A4 të nënshkruar nga aplikanti.
- Curriculum Vitae (Europass) me përshkrimin e aktiviteteve shtesë (Shtojca 4).
- Një Certifikatë të vlefshme të Regjistrimit (nga sekretaria mesimore).
- Një kopje të një dokumenti personal të vlefshëm (pasaportë ose ID).
- Një kërkesë për krijimin e një numri unik personal – EMŠO: numri i identifikimit personal (Shtojca 5).
- Një deklaratë GDPR për dhënien e pëlqimit për përdorimin e të dhënave personale (Shtojca 6).
- Aplikim për financim shtesë për studentët me më pak mundësi (Shtojca 8).
*Studentët që aplikojnë për përgatitjen e diplomës, masterit ose tezës së doktoraturës gjithashtu duhet të bashkëngjisin “Planin e Aktivitetit të Mobilitetit” (Shtojca 7) të konfirmuar nga studenti dhe koordinatori i Erasmus+ ose një person tjetër përgjegjës në UBT.
Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat:
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (02.10.2024) deri në datë 15 Tetor 2024.
Ju urojmë suksese!!!