Thirrje Maribor

NJOFTIM

Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit te Mariborit, Slloveni shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh për semestrin e dytë, viti akademik 2023-2024.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentë të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Fakultetit të Pyjeve, Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

 

Kriteret për aplikim:

 

– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

– Performancë të mirë akademike.

 

Afati i aplikimit: 15 Nëntor 2023

 

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:

 

– Listë notash

– Letër motivimi në gjuhën angleze;

– CV në gjuhën angleze;

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe edelia@ubt.edu.al

Thirrje Maribor 

Thirrje Portugali